Ramadani: S’jemi gomë rezervë e BDI-së!
Aleanca për Shqiptarët nuk e pranon konstatimin e liderëve të VLEN-it të cilët thanë se ajo është vetëpërjashtuar nga koalicioni. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të ASH-së Blerant Ramadani, VLEN ka qenë e njoftuar me vendimin e tyre që në tetor. Ramadani mohon akuzat se ASH është gomë rezervë e BDI-së. “Në asnjë moment, të patën […]

Aleanca për Shqiptarët nuk e pranon konstatimin e liderëve të VLEN-it të cilët thanë se ajo është vetëpërjashtuar nga koalicioni. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të ASH-së Blerant Ramadani, VLEN ka qenë e njoftuar me vendimin e tyre që në tetor. Ramadani mohon akuzat se ASH është gomë rezervë e BDI-së.
“Në asnjë moment, të patën ne, nuk e kemi menduar të vetëpërjashtohemi nga koalicioni VLEN. Më zhgënjeu, më mërziti qëndrimi i partnerëve të koalicionit. Ata realisht u distancuan prej Aleancës për Shqiptarët se ne e kemi pasur edhe si shqetësim si subjekt politik mos kanë ndonjë koordinim jashta koordinimit me Aleancën për Shqiptarët, gjë që në njëfarë forme sot edhe u vërtetua. Në asnjë mënyrë unë nuk mendoj se Aleanca për Shqiptarët është gomë rezervë e një partie. Të paktën kjo parti ka dëshmuar konsistencën e vet, edhe në qoftë se e merrni për politika kritikuese ndaj politikave që i ka bërë BDI-ja kur ka qenë në qeveri, ASH-ja ka qenë gjithmonë në betejën e parë. Kështu që këto akuza realisht nuk pinë ujë. Ne jemi të vendosur për të instaluar parime të reja. Këto janë zgjedhje komunale dhe vendimi jonë është i qartë, duam të rrisim konkurrencën brendapartiake”, deklaroi Blerant Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk