Ramadani: Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë, mos i ndalni takimet deri të arrihet marrëveshja

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit të ri të vendit do të ‘’ishte lajm i mirë’’, dhe se, një marrëveshje për këtë çështje do të kuptonte ‘’veprim të pjekur politik nga partitë’’. Ramadani, ka kërkuar nga krerët e partive që të mos i ndalin takimet për presidentin deri

Prill 7, 2026 - 11:30
Ramadani: Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë, mos i ndalni takimet deri të arrihet marrëveshja
ramadani:-zgjedhja-e-presidentit-do-te-ishte-lajm-i-mire,-mos-i-ndalni-takimet-deri-te-arrihet-marreveshja

ramadani:-zgjedhja-e-presidentit-do-te-ishte-lajm-i-mire,-mos-i-ndalni-takimet-deri-te-arrihet-marreveshja

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit të ri të vendit do të ‘’ishte lajm i mirë’’, dhe se, një marrëveshje për këtë çështje do të kuptonte ‘’veprim të pjekur politik nga partitë’’.

Ramadani, ka kërkuar nga krerët e partive që të mos i ndalin takimet për presidentin deri sa të arrihet marrëveshja.

Postimi:

Zgjedhja e Presidentit do të ishte lajm i mirë.

Një marrëveshje për Presidentin e ri do të shënonte veprim të pjekur politik nga partitë parlamentare dhe lidershipi i tyre. Jam i bindur se kjo do t’i mundësonte Kosovës kornizë të stabilitetit dhe, rrjedhimisht, qartësi të viteve përpara.

Mos i ndalni takimet deri kur të arrihet marrëveshja. Pasi ato kanë rifilluar, e mendoj të rëndësishme që të përmbyllen me rezultat.

E kundërta do të shënjonte papjekuri!