Ramush Haradinaj nderon kujtimin e martirëve në Pastasellë dhe Burim
Në Pastasellë të Rahovecit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me Smajl Latifin, familjarë dhe bashkëpunëtorë nderuan kujtimin e 106 martirëve të ekzekutuar nga ky fshat dhe nga fshatrat përreth, të strehuar aty për t’i shpëtuar barbarisë së armikut. Të njëjtin fat e patën edhe 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës.


Në Pastasellë të Rahovecit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me Smajl Latifin, familjarë dhe bashkëpunëtorë nderuan kujtimin e 106 martirëve të ekzekutuar nga ky fshat dhe nga fshatrat përreth, të strehuar aty për t’i shpëtuar barbarisë së armikut.
Të njëjtin fat e patën edhe 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se plumbat e armikut nuk kursyen të moshuarit, as gratë e fëmijët, duke lënë plagë të thella për familjet e tyre.
“Jetojmë çdo ditë me lavdinë e të rënëve dhe me sakrificën që forcoi rrugën tonë drejt lirisë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa detyrimi ynë është ta mbrojmë dhe ta forcojmë Kosovën, për të cilën ata dhanë jetën”, ka shkruar Haradinaj./Klankosova
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1503939484430728?ref=embed_post
