Raporti i KSHPK për përgjegjësi më të madhe institucionale: mbi gjysma e institucioneve në RMV nuk kanë akte për konflikt interesi
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit publikoi Raportin e monitorimit të kryer të zbatimit të sistemit të integritetit për vitin 2024, i cili paraqet jo vetëm rezultatet e politikave të zbatuara, por edhe vizionin për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucionit. Të dhënat tregojnë se monitorimi përfshin 72 institucione nga pushteti qendror, 72 njësi […]


Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit publikoi Raportin e monitorimit të kryer të zbatimit të sistemit të integritetit për vitin 2024, i cili paraqet jo vetëm rezultatet e politikave të zbatuara, por edhe vizionin për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucionit. Të dhënat tregojnë se monitorimi përfshin 72 institucione nga pushteti qendror, 72 njësi të qeverisjes lokale, 16 institucione nga sektori i drejtësisë. Prej tyre vetëm 50 institucione të pushtetit qendror përmbushën detyrimin për plotësimin e pyetësorit, transmeton Portalb.mk.
38 komuna janë përgjigjur plotësisht. Vetëm 6 institucione gjyqësore zbatuan procesin e matjes.
Me këtë, KSHPK-ja identifikon institucionet që tregojnë përkushtim serioz, si dhe ato ku ka vend për përmirësime të dukshme.
“Kjo shifër flet për progres, por në të njëjtën kohë për një sfidë, e cila na thërret në mobilizim të përbashkët dhe veprim vendimtar”, thonë nga KSHPK.
Cilat institucione janë renditur më mirë?
Në frymën e objektivitetit dhe vlerësimit të arritjeve, KSHPK paraqet renditjen e institucioneve më të suksesshme sipas shkallës së zbatimit të sistemit të integritetit.
Në krye qëndrojnë:
- Enti Shtetëror për Revizion – 92.3%
- KSHPK– 82,31%
- MAPAS – 80.77%
- Ministria e Punëve të Brendshme,
- Drejtoria Doganore – 77,3%
Këto institucione, thonë nga Antikorrupsioni, janë shembuj të praktikës së mirë, të orientuara drejt llogaridhënies, disiplinës etike dhe transparencës dhe meritojnë lëvdata publike.
Partneritetet për transformim të qëndrueshëm
- Gjatë vitit 2024, KSHPK realizoi një sërë aktivitetesh strategjike dhe operacionale në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe palët e interesuara kombëtare:
- Me mbështetjen e OSBE – Misioni në Shkup, janë mbajtur punëtori rajonale me kryetarët e komunave dhe trajnime për njerëzit për integritet në komuna;
- Me mbështetjen e USAID-it, u organizua një seminar kombëtar mbi menaxhimin e kompetencave diskrecionale, si një faktor i rëndësishëm rreziku për shfaqjen e korrupsionit;
- Janë realizuar trajnime të avancuara dhe punëtori praktike për zyrtarët, përmes të cilave janë përmirësuar njohuritë, por edhe motivimi për zbatimin e standardeve etike.
Gjetjet kryesore:
- Mungesa e akteve të brendshme për konflikt interesi – në 54% të institucioneve;
- Rregullimi i pamjaftueshëm i dhuratave dhe mikpritjes – vetëm 52% kanë rregullore;
- Certifikimi i ulët me standardet e cilësisë ISO – nën 50% përgjegjësi;
- Trajnime për integritet dhe antikorrupsion të mbajtura vetëm në 48% të institucioneve;
- Niveli i ulët i monitorimit të pavarur të integritetit nga vetë institucionet.
- Rekomandime dhe udhëzime – çfarë do të ndodhë në vitin 2025?
- Rishikimi dhe specifikimi i metodologjisë së monitorimit;
- Përmirësimi i platformës teknike, për qasje më të lehtë dhe përmbushje të detyrimeve;
- Promovimi aktiv dhe rritja e numrit të nënshkruesve të Politikës së Integritetit – në tremujorin e parë të vitit 2025, KSHPK tashmë ka dërguar thirrje për anëtarësim në mbi 130 institucione.
“Integriteti nuk është dispozitë administrative, por standard qytetërues. Është një vlerë që ndërtohet përditë, me veprime, me guxim dhe me përkushtim. KSHPK do të vazhdojë me intensitet, njohuri dhe energji partneriteti edhe më të madh të ndërtojë dhe mbrojë integritetin e institucioneve, por edhe ta kërkojë atë nga çdo institucion – pavarësisht fushëveprimit apo statusit të tij”, thuhet në kumtesën e KSHPK-së.