Rasti “Aditiv”: U ofronin tenderë dhe para gazetarëve për të mos publikuar mbi marrëveshjen fitimprurëse

“Aditiv” quhet aksioni i fundit i prokurorisë që ka tërhequr vëmendjen e publikut këto ditë. Ajo që nuk dihet aq mirë për publikun është se rasti ka ardhur nga një storje gazetareske. Dhe ajo storje mund të paguhej mirë nëse nuk do të publikohej, transmeton 360 Gradë. “Ky është një grup i organizuar, një grup […]

dhjetor 13, 2024 - 18:00
 0  5
Rasti “Aditiv”: U ofronin tenderë dhe para gazetarëve për të mos publikuar mbi marrëveshjen fitimprurëse
Partneritet, marrëveshje, kontratë. Foto: Pixabay/Aymanejed

“Aditiv” quhet aksioni i fundit i prokurorisë që ka tërhequr vëmendjen e publikut këto ditë. Ajo që nuk dihet aq mirë për publikun është se rasti ka ardhur nga një storje gazetareske. Dhe ajo storje mund të paguhej mirë nëse nuk do të publikohej, transmeton 360 Gradë.

“Ky është një grup i organizuar, një grup i mirëorganizuar i përfaqësuesve të lartë të kompanive dhe individëve të cilët menaxhojnë persona të tjerë juridikë të cilët kanë bashkuar forcat dhe kanë kryer dhe dyshohet se kanë kryer vepër penale prej 6,5 milionë euro”, tha kryeministri Mickoski

Kompania të cilës i referohet kryeministri është kompania shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa me grup, nënkuptojmë 23 persona që hetohen për krime të shumta, përfshirë shpërdorimin e detyrës, procedurën e tenderit publik dhe pastrim parash.

“Mua më tha – mirë, le të hapim një kompani. Unë them – çfarë kompanie?… Më tregoni se çfarë kompanie dëshironi të hapni, krijoni një kompani të tillë dhe do të merrni tender nga Qyteti i Shkupit”, thotë gazetari i IRL, Bojan Stojanovski.

Si e zbuluan gazetarët se elektranat shtetërore paguanin çmim për aditivët që ishte katër herë më i lartë se çmimi i tregut? Çfarë janë të përgatitur të bëjnë të prekurit kur disa informacione nuk duhet të shohin dritën e ditës?

Maja Jovanovska dhe Bojan Stojanovski janë gazetarë me përvojë shumëvjeçare. Ata janë pjesë e ekipit të Laboratorit të Raportimit Investigativ, ose shkurt IRL. Në fund të shkurtit të këtij viti, IRL publikoi artikullin e parë për një marrëveshje të dyshimtë në Elektrana.

Hetimi filloi si një kontroll i rregullt gazetaresk i prokurimit publik. Alarmi i kuq përfshinte informacionin se vetëm një kompani i është përgjigjur dy tenderëve për aditivët e EMV, të cilët së bashku peshojnë 6.5 milionë euro. Ndërsa kompania, “Brainc=kode”, ndryshoi aktivitetin e saj të biznesit pak para se të fitonte tenderin – nga blerja e materialeve për zyra deri tek tregtia e produkteve kimike. Ata zbuluan se pronari është punonjëse në “Postën e Maqedonisë së Veriut”.

“Hulumtimi i parë ishte se kush ishte kompania dhe si fitoi tenderin. Se ishte vetëm një ofertues, ky “Brainkode”, në fakt është favorizuar për të fituar, për të mos thënë i pararregulluar/manipuluar, është fjalë e ashpër, për të fituar tenderin, por gjithçka shkonte që Brainkode të fitonte këto tenderë miliona dollarësh”, tha Jovanovska.

Dyshim shtesë tek gazetarët shkaktohet nga rrethanat se kompania nuk ka punëtorë, që EMV nuk ka blerë asnjëherë aditiv për kaldaja në REK Manastir dhe TC Oslomej dhe se kushtet e tenderit kanë qenë më të lira se zakonisht.

Sidoqoftë, pronarja e kompanisë dhe një punonjëse e “Postës” u jep një shpjegim se si i gjeti paratë për të blerë aditivin e shtrenjtë, të cilin më pas ia shiti EMV-së.

“Mjetet (për blerjen e aditivit) i kemi siguruar në baza të ndryshme, një pjesë nga të ardhurat tona, një pjesë nga kreditë në bankat komerciale dhe me marrëveshje për pagesa të mëvonshme me furnitorët”, tha për IRL Maja Jordanova, pronare e Brainkode.

Pas këtij qëndrimi, ekipi i gazetarëve të IRL përpiqet të marrë ofertë për të njëjtin aditiv, nga e njëjta kompani në Itali nga e cila importon “Brainkode” dhe ia shet Elektranave.

Ata ndihmohen nga një organizatë partnere nga Italia dhe në fund marrin një ofertë nga “Aquaflex” nga Milano. Çmimi për aditivin RPT 601 është rreth 5 euro për kilogram. Çmimi me të cilin kompania e zyrtares së Postës ia shiti EMV-së është pothuajse katër herë më i lartë – 18.5 euro për kilogram. Për aditivin RPT 602, megjithatë, gazetarët kanë marrë një çmim prej rreth 5, 6 euro për kilogram, ndërsa EMV përmes “Brainkode” e ka blerë tre herë më shtrenjtë – 16.3 euro për kilogram.

Për të lexuar storjen e plotë ndiqni këtë LINK.

Ndryshe, të dyshuarit, me vetëdije në periudhën 13.04.2023-23.08.2024 si zyrtarë në Sh.A. “EMV” dhe “Posta e Maqedonisë së Veriut”, kanë krijuar grup që kanë keqpërdorur thirrjet publike, kontratat publike-private, pozitën zyrtare dhe autoritetin dhe kanë shpërlarë para, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.

Ata i kanë mundësuar operatorëve ekonomik zbatimin e procedurave për blerjen e aditivëve për thëngjill, duke arritur përfitime në vlerë prej 397 miliard denarë. Me qëllim fshehjen e gjurmëve për veprat e kryera penale, ata në periudhën 24.11.2023-28.06.2024 kanë qarkulluar mjete financiare në vlerë prej 414.766.400 denarë.

Këto persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, e cila ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro. Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e MPB-së më 10 dhjetor për zbardhjen e disa veprave që kanë të bëjnë me krimin epik në REK Manastir, TC Oslomej dhe TC Negotina, për të cilën flitet prej kohësh. Mes të dyshuarve janë: Pece Matevski, Ardian Muça, Danço Stojanovski, Maja Jordanova, Nebojsha Stojanoviq.