Kundërspin: Ahmeti mund të shfaqte shqetësimin për gjuhën për 4 vitet që ishte në pushtet nëse do të kishte pranuar këshillat e Komisionit të Venedikut
Ajo që është objekt i diskutimit të Gjykatës Kushtetuese është, në fakt, një obligim që BDI (dhe LSDM) është dashur ta zbatojnë në periudhën 2020-2024, dhe ai ka qenë zbatimi i vëzhgimeve të sakta dhe të qartësuara të Komisionit të Venecias nga fundi i vitit 2019. Prandaj, është spin të thuhet se Gjykata Kushtetuese donte […]
Ajo që është objekt i diskutimit të Gjykatës Kushtetuese është, në fakt, një obligim që BDI (dhe LSDM) është dashur ta zbatojnë në periudhën 2020-2024, dhe ai ka qenë zbatimi i vëzhgimeve të sakta dhe të qartësuara të Komisionit të Venecias nga fundi i vitit 2019. Prandaj, është spin të thuhet se Gjykata Kushtetuese donte t’u hiqte shqiptarëve të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe dhe se paqja dhe bashkëjetesa në vend varej nga çdo hapje e kësaj çështjeje, shkruan Vërtetmatësi.
Shkruan: Teofil Blazhevski
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dhënë një deklaratë para objektit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me debatin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në të cilën konstatohet spin:
Spin: Më 11 dhjetor kërkojmë që Gjykata Kushtetuese, nëse është vërtet një Gjykatë Kushtetuese që shpërndan drejtësinë, nëse është një gjykatë që mendon për demokracinë në këtë vend, për paqen dhe stabilitetin, dhe nuk është një gjykatë që hedh benzinë në zjarr, t`i refuzoj të 13 iniciativat, për të na lënë të qetë të shkojmë në shtëpi. Nuk do të ketë paqe nëse nuk është kështu… Larg duart nga ndryshimi i Ligjit për gjuhët. Nëse jeni politikanë të mirë dhe vizionarë, do ta përparoni gjuhën, jo do ta shfuqizoni… Duam paqe, duam demokraci, duam liri.
[Burimi: A1On.mk – Ali Ahmeti/deklaratë;datë: 11.12.2024]
Kundërspin: Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, spinon me qëndrimet e tij publike se pse Gjykata Kushtetuese nuk duhet as të diskutojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të miratuar në vitin 2018, duke thënë se ai do të cenonte të drejtat e shqiptarëve dhe do të kishte shkelur ndër- bashkëjetesën etnike dhe paqen në vend.
Spini është absolutisht i qartë, aq më tepër që Gjykata Kushtetuese ka detyrimin të diskutojë ligjet dhe rregulloret e tjera dhe të kontrollojë nëse ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe sidomos nëse ka iniciativa për rishikimin e tyre. Dhe këtë herë janë rreth 13 nisma të kombinuara në një lëndë.
Por edhe para këtyre 13 nismave, Ligji pë gjuhët u kundërshtua në shumë nene të saj nga Komisioni i Venecias një vit e gjysmë pasi u miratua. Ky organ ekspert i Këshillit të Evropës, me iniciativë të kryeministrit (Zoran Zaev), në janar 2019 pranoi dhe filloi vlerësimin e cilësisë së Ligjit dhe përputhshmërisë së tij me Kushtetutën dhe rregulloret e tjera ndërkombëtare që i ka miratuar në ligjin që e ka Maqedonia e Veriut, siç është, për shembull, Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ose Konventa Kornizë për të Drejtat e Pakicave Kombëtare.
Më 9 dhjetor 2019 Komisioni i Venecias publikoi qëndrimin e tij për këtë ligj, i cili, kaloi në një atmosferë të stuhishme dhe pasi nuk u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i shtetit, Gjorge Ivanov. Nëse lexohet në detaje, Komisioni i Venecias, duke sqaruar kontekstin, Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2008, mosfunksionalitetin e atij ligji në pjesë të caktuara, (pikat 5 deri 33 në opinion), përfundon pjesën e parë duke kritikuar se ligji është miratuar “në korsi të shpejtë”, duke thënë se Komisioni i Venecias ka qenë gjithmonë kundër një nxitimi të tillë për çështje kaq të rëndësishme dhe se “për një ligj të tillë si ligji për gjuhët, është veçanërisht e rëndësishme që të konsultohen të gjitha bashkësitë gjuhësore, gjë që nuk ishte e qartë në këtë rast” (pika 33).
Më tej, Komisioni i Venecias analizon pikë për pikë Ligjin dhe e krahason me dispozitat Kushtetuese, ndërsa në disa kapituj sqaron “paqartësitë në lidhje me fushat dhe personat juridikë që mbulon ligji”, më pas “paqartësitë në lidhje me përdorimin e termit “e flasin” , “nevoja për të specifikuar (disa dispozita) në lidhje me regjistrimin e popullsisë”, “të drejtat gjuhësore të komuniteteve më të vogla”, “përdorimi i gjuhëve në kartëmonedha, monedha, uniforma, pullat postare, mënyrat e pagesës, raportet dhe parcelat fiskale”, “përdorimi i gjuhës shqipe në gjyqësor”, “vështirësitë lidhur me zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve” etj, etj.
Së bashku me konkluzionet, ky opinion i Komisionit të Venecias përmban 104 pika dhe në pikën 102 Komisioni rekomandon që ligjvënësi të rishikojë edhe një herë ligjin dhe ta ri-miratojë atë në një konsultim të gjerë, por duke marrë parasysh disa rekomandime, dhe ato janë renditur gjithashtu në mënyrë shteruese.
Siç shihet, ekspertët ligjorë të Këshillit të Evropës e kuptuan seriozisht punën dhe bënë punën e tyre – rekomanduan që Ligji të rishkruhet dhe të hiqen të gjitha paqartësitë që të jetë i zbatueshëm.
Opinioni është dhënë në fund të vitit 2019. Në vitin 2020 pati zgjedhje parlamentare në të cilat LSDM-ja dhe BDI-ja fituan sërish dhe koalicioni i tyre formoi Qeverinë, kishte shumicë në Parlament dhe ajo Qeveri ishte në gjendje të zbatonte konkluzionet e Venecias, aq më tepër që u premtua pas u miratua ligji me nxitim në vitin 2018.
Pra, nëse BDI-ja dhe Ali Ahmeti do të ishin të sinqertë në synimet e tyre për të miratuar një ligj të aplikueshëm për përdorimin e gjuhëve, duke iu referuar këtu gjuhës shqipe, ata pat’n edhe katër vite të tëra për ta bërë këtë.
Pra, nëse BDI-ja dhe Ali Ahmeti do të ishin të sinqertë në synimet e tyre për të miratuar një ligj të aplikueshëm për përdorimin e gjuhëve, duke iu referuar këtu gjuhës shqipe, ata kishin edhe katër vite të tëra për ta bërë këtë. Por mesa duket e kanë konsideruar atë çështje të mbyllur.
Pikërisht për këtë deklarata e Ahmetit që e theksojmë më lart, ashtu si e gjithë kjo dramë me procedurën në Gjykatën Kushtetuese, e cila me keqdashje quhet procedurë për heqjen e përdorimit të gjuhës shqipe, është një spin, që thjesht nuk korrespondon me të vërtetën.