Mexhiti: Investimi tek të rinjtë, investim për të ardhmen!
Zv.kryemininistri i parë, Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se në Buxhetin e vitit 2025, Qeveria ka siguruar mjete për të krijuar kushte më të mira për arsim cilësor dhe për të mbështetur të rinjtë në realizimin e ideve të tyre. Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Mexhitit. […]
Zv.kryemininistri i parë, Izet Mexhiti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se në Buxhetin e vitit 2025, Qeveria ka siguruar mjete për të krijuar kushte më të mira për arsim cilësor dhe për të mbështetur të rinjtë në realizimin e ideve të tyre.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Mexhitit.
Investim tek të rinjtë, investim për të ardhmen!
Vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet – për çdo student.
10 milionë euro mbështetje për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të dedikuara për nisjen e bizneseve të reja. Çdo biznes mund të përfitojë deri në 30.000 euro financim.
Këto mjete janë siguruar në Buxhetin e vitit 2025, kështu duke dëshmuar përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte më të mira për arsim cilësor dhe për të mbështetur të rinjtë në realizimin e ideve të tyre.
Të rinjtë dhe studentët janë partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhme të sigurt, andaj kemi obligim t’i mbështesim!
Dhe ky është vetëm fillimi!