Rasti në Lybeniq të Pejës, policia: Ende nuk është nxjerrë dhe nuk e dimë a është me shenja jete apo jo

Një aksident i rëndë është shënuar sot në fshatin Lybeniq të komunës së Pejës, ku një person ka rënë në një bunar të thellë gjatë punimeve për hapjen e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 14:30 autoritetet janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit. Viktima ka

shtator 28, 2025 - 19:00
 0
Rasti në Lybeniq të Pejës, policia: Ende nuk është nxjerrë dhe nuk e dimë a është me shenja jete apo jo
Rasti në Lybeniq të Pejës, policia: Ende nuk është nxjerrë dhe nuk e dimë a është me shenja jete apo jo

Rasti në Lybeniq të Pejës, policia: Ende nuk është nxjerrë dhe nuk e dimë a është me shenja jete apo jo

Një aksident i rëndë është shënuar sot në fshatin Lybeniq të komunës së Pejës, ku një person ka rënë në një bunar të thellë gjatë punimeve për hapjen e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 14:30 autoritetet janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit. Viktima ka rënë në bunar në një thellësi prej rreth 18-20 metrash, i cili ka qenë i mbushur me ujë.

“Deri më tash viktima ende nuk është nxjerrë dhe nuk e dimë a është me shenja jete apo jo”, ka deklaruar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta, por dihet se personi ka qenë duke punuar në hapjen e bunarit kur ka ndodhur rënia.

Autoritetet kompetente janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e viktimës nga bunari. Operacioni i shpëtimit vazhdon të jetë në proces.