Raundi i dytë i zgjedhjeve, nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur procesi i dërgimit të pakove të votimit në disa shtete, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Siç njofton KQZ-ja, shërbimet postare do t’i dorëzojnë pakot tek votuesit e regjistruar, në adresat që ata kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit. Pako e cila i


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur procesi i dërgimit të pakove të votimit në disa shtete, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Siç njofton KQZ-ja, shërbimet postare do t’i dorëzojnë pakot tek votuesit e regjistruar, në adresat që ata kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit.
Pako e cila i dërgohet votuesit, përmban:
udhëzuesin si të votohet;fletëvotimin;zarfin e fshehtësisë ;zarfin kthyes ;shiritin mbyllës.
