Reagim i Burim Latifi – ASH të mos e politizon bashkëpunimin me Serbinë
Gjatë mandatit të drejtorit të përgjithshëm të SHA MEPSO, doc. dr. Burim Latifi, është zhbllokuar projekti i ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, një projekt që kishte ngecur për vite me radhë The post Reagim i Burim Latifi – ASH të mos e politizon bashkëpunimin me Serbinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gjatë mandatit të drejtorit të përgjithshëm të SHA MEPSO, doc. dr. Burim Latifi, është zhbllokuar projekti i ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, një projekt që kishte ngecur për vite me radhë dhe që konsiderohet strategjik për stabilitetin energjetik dhe bashkëpunimin rajonal.
Latifi theksoi se përveç kësaj është nënshkruar edhe Memorandum bashkëpunimi me operatorin e transmetimit të Kosovës, KOSTT, që hap rrugën për një tjetër projekt madhor – ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV Tetovë – Prizren. Sipas tij, ky projekt ka potencialin të bëhet një bosht kyç i lidhjes energjetike mes dy vendeve dhe një hap i rëndësishëm drejt integrimit politik e ekonomik rajonal.
“Ky nuk është vetëm një projekt teknik, por një investim strategjik për të ardhmen e vendit dhe rajonit,” tha Latifi.
Ai reagoi ashpër ndaj tentativave të Aleancës për Shqiptarët që, sipas tij, po përpiqet ta fusë sektorin energjetik në fushën e politikës ditore dhe fushatës për zgjedhjet lokale. “Është skajshmërisht e papërgjegjshme dhe e pakuptimtë të përdoret sektori energjetik për agjenda ditore politike,” theksoi drejtori i MEPSO-s.
Në fund, Latifi i bëri thirrje Komisionit për Antikorrupsion që pa vonesë të hetojë prokurimin publik të përmendur nga opozita dhe të gjitha të tjerat të realizuara gjatë mandatit të tij.
The post Reagim i Burim Latifi – ASH të mos e politizon bashkëpunimin me Serbinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .