Reagime pas lajmit në Flaka: Imrane Veliu-Aliu: Çështja e studentëve është dinjitet, jo politikë
Aktivistja politike Imrane Veliu – Aliu ka reaguar me një mesazh të fort ndaj tentimit për të falsifikuar zërin studentor nga eksponent politik , duke theksuar se çështja ka tejkaluar The post Reagime pas lajmit në Flaka: Imrane Veliu-Aliu: Çështja e studentëve është dinjitet, jo politikë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aktivistja politike Imrane Veliu – Aliu ka reaguar me një mesazh të fort ndaj tentimit për të falsifikuar zërin studentor nga eksponent politik , duke theksuar se çështja ka tejkaluar dimensionin akademik dhe është kthyer në një çështje dinjiteti dhe identiteti, shkruan Gazeta Flaka
“Nuk më dhemb që po na heshtin… më dhemb mënyra si po na shpërfillin. Nuk është më çështje vetëm e një provimi, as e një lënde, as e një momenti. Është çështje dinjiteti, është çështje gjuhe, çështje identiteti. Studentët kërkojnë diçka bazike – të mësojnë dhe të testohen në gjuhën e tyre. Dhe përballë kësaj kërkese, përveç heshtjes ka devijim, manipulim dhe përpjekje për ta kthyer thelbin në zhurmë politike,” deklaroi ajo.
Ajo shtoi se, pavarësisht përpjekjeve për ta zbehur kauzën, studentët kanë vendosur të mos heshtin:
“Me studentët, të cilët edhe kur u lanë vetëm dhe thelbin e kërkesës ua dogjën, ata përsëri vendosën të flasin!”
Ndërkohë, sipas raportimit të Gazeta Flaka, janë shtuar dyshimet se pankartat e vendosura së fundmi në Shkup nuk janë iniciativë autentike e studentëve, por pjesë e një skenari të organizuar politik.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se pankartat dyshohet se janë vendosur nga aktivistë me pagesë të lidhur me një subjekt politik brenda VLEN, me qëllim që protestës studentore t’i jepet një kahje politike. “Ata s’janë studentë, janë militantë partiak”, theksojnë burimet.
Për këto zhvillime ka reaguar edhe analisti Sefer Selimi, i cili ka ngritur akuza të drejtpërdrejta për përpjekje për manipulim të zërit të studentëve.
“Pasi Hristijan Mickoski ua ka ndal zanin aty ku duhet të flitet për studentët dhe shqiptarët, tash duan ta vjedhin edhe zanin e studentëve. Në çfarë gjendje dëshpërimi duhet të jesh për të bërë një veprim të tillë?”, u shpreh Selimi.
Ai shtroi edhe një pyetje ironike mbi organizimin e këtij aksioni: “Bash më intereson kush e ka pas këtë ide briliante?”
Deri më tani, nuk ka reagim zyrtar nga palët e përmendura lidhur me këto pretendime, ndërsa pritet që gjatë ditës të publikohen edhe pamje nga terreni, të cilat mund të hedhin më shumë dritë mbi këtë çështje.
The post Reagime pas lajmit në Flaka: Imrane Veliu-Aliu: Çështja e studentëve është dinjitet, jo politikë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .