Reagon Shkëndija 77: Dënojmë fyerjet racore dhe sjelljet e turpshme në Prilep

Pas ndeshjes së sotme në stadiumin e Prilepit, ku tifozët vendas ofenduan rëndë me thirrje raciste futbollistët e KF Shkëndija 77, klubi nga Haraçina ka dalë me reagim zyrtar, duke The post Reagon Shkëndija 77: Dënojmë fyerjet racore dhe sjelljet e turpshme në Prilep appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 1, 2025 - 20:30
 0
Reagon Shkëndija 77: Dënojmë fyerjet racore dhe sjelljet e turpshme në Prilep

Pas ndeshjes së sotme në stadiumin e Prilepit, ku tifozët vendas ofenduan rëndë me thirrje raciste futbollistët e KF Shkëndija 77, klubi nga Haraçina ka dalë me reagim zyrtar, duke dënuar ashpër sjelljet e tifozëve të Pobedës.

“Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë,” thuhet në reagimin e klubit. “Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli.”

Nga klubi theksojnë se fyerjet racore dhe provokimet nuk mund të justifikohen me asgjë:

“Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë.”

KF Shkëndija 77 kërkon nga Federata e Futbollit të Maqedonisë të reagojë menjëherë dhe të marrë masa konkrete kundër organizatorëve të ndeshjes:

“Ne kërkojmë nga Federata të ndërmarrë masat e duhura dhe të japë dënimet e merituara për organizatorët e kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.”

Në fund, klubi rikujton se futbolli duhet të jetë mjet bashkimi, jo ndarjeje:

“Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan.” Gazeta Flaka

The post Reagon Shkëndija 77: Dënojmë fyerjet racore dhe sjelljet e turpshme në Prilep appeared first on Flaka, në çdo lajm... .