Refuzimi i Fillovit – Studentët shqiptarë do të hidden në protestë
Studentët e drejtësisë nga tre universitete në vend po përgatiten për protestë, pas zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës. Mevlan Ademi njoftoi se është The post Refuzimi i Fillovit – Studentët shqiptarë do të hidden në protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Studentët e drejtësisë nga tre universitete në vend po përgatiten për protestë, pas zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës.
Mevlan Ademi njoftoi se është zhvilluar një takim mobilizues me studentë të drejtësisë, duke theksuar se situata është e papranueshme.
“Sot me kolegë të drejtësisë nga tre universitete të ndryshme diskutuam rreth mobilizimit dhe organizimit të studentëve për protestë. Është e dhimbshme që studentët edhe në vitin 2026 detyrohen të protestojnë për të drejtat e tyre kushtetuese,” deklaroi Ademi.
Ai u bëri thirrje zëvendëskryeministrave Bekim Sali dhe Arben Fetai që, sipas tij, “të mbrojnë ligjin dhe Kushtetutën” dhe të qëndrojnë në krah të studentëve për garantimin e të drejtave të tyre.
Po ashtu, nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Ademi kërkoi reagim ndaj asaj që e cilësoi si “diskriminim i hapur nga foltorja e Kuvendit”.
Ndërsa nga kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi ndërhyrje konkrete.
“Kërkojmë të ndërhyjë dhe të qëndrojë tek fjalët e thëna që ligji është i qartë dhe se kjo do të zgjidhet,” theksoi ai.
Ademi falënderoi edhe Kryetarin e Parlamentit Studentor në Universitetin “Nënë Tereza”, Besar Sejdiu, si dhe strukturën studentore atje për mbështetjen e iniciativës.
Arber Ademi: “Fillkovi po ndryshon deklaratat nga dita në ditë”
Reagim të fortë pati edhe nga Arber Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili akuzoi ministrin për qëndrime kontradiktore lidhur me natyrën e provimit të jurisprudencës.
Sipas tij, në fillim ministri Fillkovi kishte deklaruar se përmes provimit të jurisprudencës kontrollohet njohja aktive e gjuhës maqedonase.
“Kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së provimeve në gjuhën maqedonase,” citoi Ademi deklaratën e mëhershme.
Megjithatë, ai theksoi se sot qëndrimi ka ndryshuar.
“Për momentin nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes, sepse provimi i jurisprudencës është provim profesional, jo procedurë administrative.”
Ademi ngriti dilemë të drejtpërdrejtë:
“Pra, çfarë është ky provim sipas tij? Test për njohje gjuhësore apo provim profesional? Sigurisht që është provim për kontrollin e njohurive profesionale të fituara gjatë studimeve, shpesh në gjuhën amtare.”
Ai theksoi se as Ligji për Nëpunësit Administrativë dhe as Ligji për provimin e jurisprudencës nuk përcaktojnë gjuhën në të cilën duhet të mbahet provimi, ndërsa në praktikë, sipas tij, ai është organizuar prej vitesh edhe në gjuhën shqipe.
“Atëherë, a ka ligj në këtë vend apo jo? A duhet dikush t’i zbatojë normat ligjore siç duhet? Apo ndoshta dikush po jeton në një univers paralel, ku deklaratat ndryshojnë nga dita në ditë, por e drejta mbetet peng i tekave politike?” përfundoi Ademi.
Studentët kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të bëjnë publikë hapat konkretë të organizimit të protestës. Gazeta Flaka
The post Refuzimi i Fillovit – Studentët shqiptarë do të hidden në protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .