REL: Sorensen sot vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kështu ka thënë një burim në Bruksel për Radion Evropa e Lirë. Vizita e Sorensenit në Prishtinë vjen pas asaj që zhvilloi në Beograd më 9 prill, ku u takua me presidentin

Prill 15, 2026 - 15:30
REL: Sorensen sot vjen në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin
rel:-sorensen-sot-vjen-ne-kosove,-pritet-te-takohet-me-kurtin

rel:-sorensen-sot-vjen-ne-kosove,-pritet-te-takohet-me-kurtin

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ka thënë një burim në Bruksel për Radion Evropa e Lirë.

Vizita e Sorensenit në Prishtinë vjen pas asaj që zhvilloi në Beograd më 9 prill, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Emisari evropian tha se me Vuçiqin zhvilloi diskutime për avancimin e diskutimeve për çështjet kryesore të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe analizimin e përparimit për Ligjit për të huajt në Kosovë.