Reshje intensive shiu në gjithë vendin, borë në zonat malore
Moti në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimeve meteorologjike, The post Reshje intensive shiu në gjithë vendin, borë në zonat malore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Moti në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në zonat më të larta priten reshje të përziera shiu dhe bore, ndërsa në rajonet malore reshjet do të jenë kryesisht në formë bore.
Era do të fryjë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, me intensitet më të theksuar përgjatë luginës së Povardarieto.
Gjatë gjithë ditës dhe në orët e natës do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të vazhdueshme shiu, ndërsa era do të dobësohet gradualisht, duke fryrë e lehtë deri mesatare nga veriu.
Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të kushteve të rënduara në rrugë dhe uljes së dukshmërisë.
Flaka
The post Reshje intensive shiu në gjithë vendin, borë në zonat malore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .