Revizioni: Partitë në RMV që nuk kanë dorëzuar raportet financiare për vitin 2024 t’i dorëzojnë urgjentisht, në të kundërt do të mbeten pa para shtetërore

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) sot u ka dërguar thirrje partive që të dorëzojnë raporte financiare për vitin 2024, në të kundërtën thonë se do të kërkojnë nga Ministri i Drejtësisë që të marrë vendim për ndalimin e pagesës së mjeteve për financim të rregullt vjetor nga buxheti i Maqedonisë për këtë vit, transmeton Portalb.mk. […]

Prill 14, 2025 - 14:00
 0  7
Revizioni: Partitë në RMV që nuk kanë dorëzuar raportet financiare për vitin 2024 t’i dorëzojnë urgjentisht, në të kundërt do të mbeten pa para shtetërore
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). Foto nga Portalb.mk

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) sot u ka dërguar thirrje partive që të dorëzojnë raporte financiare për vitin 2024, në të kundërtën thonë se do të kërkojnë nga Ministri i Drejtësisë që të marrë vendim për ndalimin e pagesës së mjeteve për financim të rregullt vjetor nga buxheti i Maqedonisë për këtë vit, transmeton Portalb.mk.

“Në bazë të gjendjes faktike të konstatuar të raportimit financiar për vitin raportues 2024, ESHR-ja thekson nevojën për veprime urgjente nga partitë politike të cilat deri më 30 mars të këtij viti ende nuk i kanë dorëzuar të gjitha ose disa nga raportet financiare të lartpërmendura, përkatësisht i udhëzon që urgjentisht t’i dorëzojnë në Enti Shtetëror i Revizionit”, thuhet në deklaratën e sotme.

ESHR thotë se mosdorëzimi i raporteve financiare ndikon negativisht në nivelin e llogaridhënies, transparencës dhe hapjes në shpenzimin e mjeteve publike të siguruara nga buxheti nga partitë politike dhe dëmton reputacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para organeve monitoruese të Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare në tërësi.

Katerina Çaloska-Alekovska, e cila është asistente e auditorit shtetëror për partitë politike, një muaj më parë në një intervistë për “360 Gradë” tha se Enti Shtetëror për Revizion është në fazën përfundimtare të përgatitjes së raporteve për pjesëmarrësit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të kaluar.

Ajo tha se në thelb, pjesëmarrësit në fushatat zgjedhore sigurojnë respektimin e rregullave ligjore, por natyrisht, si kudo, ka përjashtime sa i përket respektimit të ligjeve. Mangësitë më të shpeshta, siç tha ajo, janë vonesat në mbylljen e llogarisë së transaksionit të përzgjedhjes së fushatës. Ekziston, thotë Çaloska-Alekovska, mundësia që disa pjesëmarrës të paspecifikuar të lënë një pjesë të raporteve për donacionet e pranuara, por megjithatë ata e kanë dorëzuar raportin e përgjithshëm financiar, që është sublimim i të gjitha atyre raporteve të mëparshme.

Kujtojmë se në raportin e fundit të Entit Shtetëror të Revizionit për burgjet në Maqedoninë e Veriut, thuhet se kushtet materiale dhe mbipopullimi në burgje nuk kontribuojnë në sigurimin e kushteve humane të akomodimit, siç parashikohet në standardet ndërkombëtare. Sistemi joadekuat i menaxhimit të burgjeve dhe personeli i pamjaftueshëm, cilësia e dobët e kujdesit shëndetësor, dhuna mes të dënuarve, kushtet e këqija materiale, mungesa e aktiviteteve të përkushtuara dhe korrupsioni janë vetëm disa nga dobësitë me të cilat përballet sistemi penitenciar në Maqedoninë e Veriut.