Kopshti Zoologjik Shkup: Ngordhi jaguari Ines, kishte kancer metastatik dhe tumore të shumta

Kopshti Zoologjik i Shkupit ka njoftuar se ka ngordhur jaguari Ines, i moshës 22 vjeçare, transmeton Portalb.mk. “Për fat të keq, Ines nuk i mbijetoi betejës me sëmundjen më të rëndë dhe na la, duke luftuar kancerin metastatik dhe tumoret në organe të shumta. Gjatë periudhës së kaluar, së bashku me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, […]

Prill 14, 2025 - 14:00
 0  12
Kopshti Zoologjik Shkup: Ngordhi jaguari Ines, kishte kancer metastatik dhe tumore të shumta
Jaguar. Foto: Kopshti Zoologjik Shkup

Kopshti Zoologjik i Shkupit ka njoftuar se ka ngordhur jaguari Ines, i moshës 22 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

“Për fat të keq, Ines nuk i mbijetoi betejës me sëmundjen më të rëndë dhe na la, duke luftuar kancerin metastatik dhe tumoret në organe të shumta. Gjatë periudhës së kaluar, së bashku me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, kemi bërë gjithçka që mundemi për të përmirësuar mirëqenien e jaguarit dhe për të lehtësuar problemet shëndetësore përmes ekzaminimeve profesionale, analizave kompjuterike për trajtimin e kësaj sëmundjeje të tmerrshme që merr miliona jetë çdo vit, si te njerëzit ashtu edhe te kafshët”, thuhet në një njoftim të Kopshtit Zoologjik të Shkupit.

Ata kujtojnë se jaguar Ines ishte 22 vjeç, dhe jetëgjatësia mesatare e këtyre maceve madhështore në natyrë është 12-15 vjet, ndërsa në kopshte zoologjike kafshët më të vjetra jetojnë deri në 23 vjet.

Nydryshe, në shkurt të këtij viti ngordhën delet berbere, të cilat nuk kanë pasur shenja të dukshme lëndimi dhe paraprakisht nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes.