Rexhepi: Nuk është UNESCO problemi, por skenari për t’ia marrë Korridorin 8 Bechtel–Enka-s

Ish-zyrtari i Ministrisë së Transprtit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ka ngritur dyshime serioze mbi prapaskenat e zhvillimeve rreth ndërtimit të Korridorit 8, duke theksuar se çështja nuk lidhet me UNESCO-n, The post Rexhepi: Nuk është UNESCO problemi, por skenari për t’ia marrë Korridorin 8 Bechtel–Enka-s appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 30, 2026 - 20:30
Rexhepi: Nuk është UNESCO problemi, por skenari për t’ia marrë Korridorin 8 Bechtel–Enka-s

Ish-zyrtari i Ministrisë së Transprtit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ka ngritur dyshime serioze mbi prapaskenat e zhvillimeve rreth ndërtimit të Korridorit 8, duke theksuar se çështja nuk lidhet me UNESCO-n, por me tentativa për të ndryshuar kompaninë realizuese të projektit.

“Nuk është problemi te UNESCO. Problemi real është se po përgatitet terreni që Korridori 8 t’i merret kompanisë aktuale dhe t’i jepet një tjetër kompanie të huaj”, deklaroi Rexhepi.

Sipas tij, Qeveria po lëviz në drejtim të prishjes së kontratës ekzistuese me konsorciumin Bechtel–Enka, një veprim që mund t’i kushtojë shtetit me pasoja të rënda financiare.

“Po krijohet një situatë artificiale për ndërprerjen e kontratës, e cila mund të prodhojë dëmshpërblime milionëshe dhe më pas të hapet rruga për një operator të ri”, theksoi ai.

Rexhepi vuri në pah edhe një element tjetër shqetësues në terren – uljen drastike të intensitetit të punimeve.

“Në terren shihet qartë se punimet janë reduktuar mbi 50%. Kjo nuk është rastësi, por indikator se po ndërtohet një alibi për pezullim”, u shpreh ai.

Sipas tij, ideja për pezullimin e punimeve deri në vitin 2027 është pjesë e të njëjtit skenar.

“Pezullimi disa vjeçar do të thotë kthim në pikën zero, rihapje të procedurave dhe humbje kohe strategjike për një projekt jetik”, paralajmëroi Rexhepi.

Ai përfundoi se një zhvillim i tillë do të kishte pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm ekonomike, por edhe strategjike për vendin.

“Ky është një projekt që e lidh vendin me korridoret kryesore rajonale. Çdo vonesë e qëllimshme është dëm për interesin shtetëror”, përfundoi Rexhepi.

The post Rexhepi: Nuk është UNESCO problemi, por skenari për t’ia marrë Korridorin 8 Bechtel–Enka-s appeared first on Flaka, në çdo lajm... .