Abdixhiku viziton biznesin nga Peja që eksporton 100% në Evropë: Krejt çka i duhet është një Qeveri që e kupton
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, vizitoi sot biznesin Greenhouse në Pejë, një ndërmarrje që prodhon shtëpi prej druri të qëndrueshme dhe efiçente. Me kapacitetin për të prodhuar dy shtëpi në ditë, Abdixhiku tha se Greenhouse eksporton 100% në Evropë. “Dy shtëpi për një ditë prodhohen. Po, dy shtëpi të drurit, prodhohen për një
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, vizitoi sot biznesin Greenhouse në Pejë, një ndërmarrje që prodhon shtëpi prej druri të qëndrueshme dhe efiçente.
Me kapacitetin për të prodhuar dy shtëpi në ditë, Abdixhiku tha se Greenhouse eksporton 100% në Evropë.
“Dy shtëpi për një ditë prodhohen. Po, dy shtëpi të drurit, prodhohen për një ditë në biznesin Greenhouse në Pejë. Nga aty, eksportohen 100% në Evropë. Shtëpi të drurit, të fasaduara e kompletuara, të qëndrueshme e mbi të gjitha efiçente. Anekset e shkollave për mësim tërëditor për kuzhina mund të ndërtohen kështu. Çerdhet e reja po ashtu!” – tha Abdixhiku.
Me mesazhin për ndryshim dhe një qasje të re qeverisëse, Abdixhiku premtoi përkushtim ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës publike, duke lënë pas, siç e quajti ai, “primitivizmin e sotëm qeverisës”.
“Kosova ka biznese të mira, të forta! Krejt çka i duhet është një Qeveri që e kupton se pse është Qeveri në radhë të parë. Jo për të sharë, jo për të fyer, hiç se hiç për t’u ankuar; por për të shërbyer me gjëra konkrete! Ndryshimi po vjen! Me të, dhe mendësia e re në Kosovë që primitivizmin e sotëm qeverisës e lë në harresë!” – shtoi kreu i LDK-së.