Rijad Shaqiri takon studentët iniciatorë: Provimi i jurisprudencës në shqip duhet të garantohet me barazi të plotë
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, së bashku me përfaqësuesin e FRASH-it, Hamza Nuhiu, kanë zhvilluar një takim me studentët iniciatorë Jon Selimi dhe Mevlan Ademi lidhur me problematikën The post Rijad Shaqiri takon studentët iniciatorë: Provimi i jurisprudencës në shqip duhet të garantohet me barazi të plotë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, së bashku me përfaqësuesin e FRASH-it, Hamza Nuhiu, kanë zhvilluar një takim me studentët iniciatorë Jon Selimi dhe Mevlan Ademi lidhur me problematikën e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Gjatë takimit u diskutua hapur për vështirësitë reale me të cilat përballen studentët shqiptarë, si dhe për domosdoshmërinë që provimi i jurisprudencës të jetë i qasshëm në mënyrë të barabartë dhe të drejtë për të gjithë kandidatët. Studentët paraqitën shqetësimet e tyre konkrete, duke theksuar se çështja nuk është vetëm teknike, por prek drejtpërdrejt të drejtat gjuhësore dhe arsimore.
Deputeti Shaqiri theksoi se si përfaqësues të qytetarëve, kanë obligim që këtë çështje ta trajtojnë seriozisht në nivel institucional dhe kushtetues, duke kërkuar zgjidhje konkrete që garantojnë barazi dhe respektim të të drejtave të studentëve shqiptarë.
Ai u zotua se do të angazhohet përmes mekanizmave ligjorë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë, në mënyrë që çdo student të ketë mundësi të barabartë për të ndërtuar të ardhmen e tij profesionale.
Në fund, përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët falënderuan studentët për iniciativën, guximin dhe përkushtimin në ngritjen e zërit për një çështje kaq të rëndësishme, duke garantuar se do të qëndrojnë në krah të tyre deri në zgjidhjen e plotë dhe të drejtë të kësaj problematike. Gazeta Flaka
The post Rijad Shaqiri takon studentët iniciatorë: Provimi i jurisprudencës në shqip duhet të garantohet me barazi të plotë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .