Taravari lançon fushatën “Hajde fol me Taravarin”
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka nisur një fushatë të re komunikimi me qytetarët me titull “Hajde fol me Taravarin”. Bëhet fjalë për një format të ri digjital, The post Taravari lançon fushatën “Hajde fol me Taravarin” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka nisur një fushatë të re komunikimi me qytetarët me titull “Hajde fol me Taravarin”.
Bëhet fjalë për një format të ri digjital, përmes të cilit qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë drejtpërdrejt pyetjet e tyre, ndërsa Taravari do t’u përgjigjet publikisht përmes videove.
Sipas ekipit të tij, qëllimi i këtij koncepti është rritja e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, shmangia e filtrave propagandistikë dhe forcimi i llogaridhënies publike.
Fushata do të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale, ku pritet publikimi i rregullt i videove me pyetje dhe përgjigje nga ambiente të ndryshme të përditshmërisë së Taravarit.
The post Taravari lançon fushatën “Hajde fol me Taravarin” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .