RMV, burgim i përjetshëm për vrasësin e Emilijës

Gjykata Themelore në Shtip e dënoi sot me burgim të përjetshëm Fadil Zejnelovin për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva në një objekt të braktisur në Shtip, transmeton Portalb.mk. Në seancën e kaluar dy ditë më parë, tashmë i dënuari Zejnelov e pranoi fajësinë për vrasjen e partneres së tij Peshevës. Siç tha ai atëherë, motivi […]

shkurt 12, 2025 - 15:00
 0  5
RMV, burgim i përjetshëm për vrasësin e Emilijës
Dhuna ndaj grave, dhunë Foto: Milena Anđela/novinarkeprotivnasilja.org

Gjykata Themelore në Shtip e dënoi sot me burgim të përjetshëm Fadil Zejnelovin për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva në një objekt të braktisur në Shtip, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e kaluar dy ditë më parë, tashmë i dënuari Zejnelov e pranoi fajësinë për vrasjen e partneres së tij Peshevës. Siç tha ai atëherë, motivi i vrasjes së kryer më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte pabesia.

Sipas gjykimit, Zejnellov fillimisht e ka goditur me grusht në fytyrë Peshevën, e cila ka rënë, ndërsa më pas e ka mbytur me të dyja duart derisa ajo nuk ka mbetur pa shenja jete. Pas vrasjes ai ka shkuar vetë në polici dhe ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Zejnellov e pranoi fajin në gjykatë dhe tha se në atë moment ishte plotësisht i vetëdijshëm si për krimin që po kryente ashtu edhe për pasojat që e prisnin, duke shtuar se do të pranonte çdo dënim nga gjykata.

Për shkak se i pandehuri nuk ka shprehur keqardhje dhe nuk ka shprehur keqardhje ndaj familjes së Emilisë, të cilët ndodheshin në sallën e gjyqit, prokurori kërkoi dënimin maksimal për mënyrën e kryerjes së vrasjes. Prokurorja Tosheva Anakieva i kërkoi gjykatës që të mos e konsideronte rrëfimin si rrethanë lehtësuese, veçanërisht pasi Zejnellov tashmë kishte vuajtur gjithsej 10 vjet burg për disa krime të tjera.