RMV, deputetët në Kuvend nuk pranuan uljen e shpenzimeve për udhëtimet e tyre

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk e miratoi propozimin për uljen e shpenzimeve të udhëtimit për deputetët. Propozimin e dorëzuar nga Partia e Majtë e votuan 23 deputetë, 1 kundër, nuk pati asnjë abstenim, megjithëse në Kuvend ishin 100 deputetë, shkruan Portalb.mk. Propozimi parashikonte që kostot e udhëtimit të llogariteshin sipas çmimit të tregut prej […]

shkurt 12, 2025 - 15:00
 0  10
RMV, deputetët në Kuvend nuk pranuan uljen e shpenzimeve për udhëtimet e tyre
Seanca konstitutive e Kuvendit të RMV-së pas zgjedhjeve parlamentare 2024. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk e miratoi propozimin për uljen e shpenzimeve të udhëtimit për deputetët. Propozimin e dorëzuar nga Partia e Majtë e votuan 23 deputetë, 1 kundër, nuk pati asnjë abstenim, megjithëse në Kuvend ishin 100 deputetë, shkruan Portalb.mk.

Propozimi parashikonte që kostot e udhëtimit të llogariteshin sipas çmimit të tregut prej 6.5 litrash për çdo 100 kilometër të kaluar.

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për deputetët, i cili i rregullon shpenzimet e udhëtimit për deputetët, thekson se analiza historiko-krahasuese e shpenzimeve mesatare të udhëtimit të paguara për deputet, e kryer për rajonin e Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në periudhën 2010-2016 tregon se një deputet i Kuvendit të Maqedonisë ka marrë mesatarisht rreth 40,000 euro shpenzime udhëtimi.

Kjo shumë është 4000 euro më e lartë se shuma që i paguhet një deputeti në Slloveni, 21000 euro më e lartë se shuma që i paguhet një deputeti në Bullgari, 28000 euro më e lartë se shuma e paguar për një deputet në Kroaci dhe 34.000 euro më e lartë se shuma e paguar për një deputet në Kosovë.

Me refuzimin e propozimit, mbetet në fuqi ligji aktual, i cili parashikon tarifë për përdorimin e veturës në pronësi personale për qëllime zyrtare në masën 20% të çmimit të shitjes së një litri karburant, në bazë të kilometrit të kaluar.

Kujtojmë se vetëm për një vit, për shpenzime rrugore të deputetëve janë shpenzuar mbi 366 mijë euro (22.554.520 denarë).

Nga gushti deri në dhjetor 2020 janë shpenzuar 103,815 euro. Më së shumti para për harxhime rrug është shpenzuar në vitin 2022, gati gjysmë milioni euro. Ose në total, deri në dhjetor 2023cpër udhëtim janë shpenzuar  1.1 milionë euro. 

Harxhimet rrugore të deputetëve të RMV-së (gusht 2020 - 2023)
Harxhimet rrugore të deputetëve të RMV-së (gusht 2020 – 2023)

Në vitin 2018, Komisioni i kuvendit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve miratoi një mënyrë të re të mbulimit të shpenzimeve të deputetëve, me çka deputetët nga brendia e shtetit që nuk kanë vendqëndrim në Shkup, do të duhet të zgjedhin se a do të udhëtojnë çdo ditë në punë me veturën e tyre, për çka do të marrin kompenzim për pikat pagesore dhe për karburant në lartësi prej 10 përqind ose do të marrin një banesë me qira për të cilën Kuvendi do të ndajë mjete prej më se shumti 400 eurosh, ndërsa shpenzimet e karburantit do t’u mbulohen vetëm për gjatë fundjavave. 

Lartësia e shpenzimeve rrugore më shumti vëmendje tërhoqi te publiku kur deputetja e atëhershme e VMRO-DPMNE-së Sillvana Boneva u ndoq penalisht se në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2015 ka dorëzuar te shërbimet e kuvendit llogari fiskale të rrejshme nga pikat pagesore, me çka i janë paguar mbi 10 mijë euro, edhepse ka pasur banesë në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për të marrë pjesë ne seancat e Kuvendit. 

Aktakuza për rastin “Drumarina” e Sillavan Bonevës u parashtrua në shtator të vitit 2020 nga ana e Prokurorisë së atëhershme Speciale, ndërsa procesi gjyqësor mbaroi pas 4 viteve, në shkurt 2024 kur asaj iu shqiptua aktgjykim lirues. 

Portalb.mk i botoi veçmas edhe harxhimet rrugore e deputetëve shqiptar në Kuvendin e RMV-së për vitin 2023.