RMV, numri i rasteve me Covid në janar është 3.3 herë më i lartë krahasuar me dhjetorin
Gjatë vitit 2025 dhe deri më 2 shkurt janë regjistruar gjithsej 20 persona të infektuar me Covid-19. Numri i të sëmurëve në muajin janar është 3.3 herë më i lartë krahasuar me muajin dhjetor 2024, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk. “Edhe pse numri i pacientëve me Covid-19 në baza javore është i […]
![RMV, numri i rasteve me Covid në janar është 3.3 herë më i lartë krahasuar me dhjetorin](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/IMG_20220913_205317.jpg?fit=1000%2C571&quality=89&ssl=1)
![Spital, shendetesi, kovid, korona, Holl në një Spital të RMV-së, foto ilustrim: Suad Bajrami/Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/IMG_20220913_205317.jpg)
Gjatë vitit 2025 dhe deri më 2 shkurt janë regjistruar gjithsej 20 persona të infektuar me Covid-19. Numri i të sëmurëve në muajin janar është 3.3 herë më i lartë krahasuar me muajin dhjetor 2024, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.
“Edhe pse numri i pacientëve me Covid-19 në baza javore është i vogël, duke qenë se periudha e rritjes së qarkullimit të viruseve të repiratore në hemisferën veriore është në vazhdimësi, ekziston rreziku që aktiviteti i SARS-CoV-2 të rritet, gjë që thekson nevojën e vazhdueshme për mbikëqyrje (epidemiologjike dhe virologjike) në nivel kombëtar dhe rajonal”, thuhet në raportin më të fundit të Institutit.
Gatë kësaj periudhe probleme të ndryshme respiratore i mbushin ordinancat. Dr. Bojan Trjkovski tha se këtë sezon ka një numër më të madh të pacientëve në krahasim me sezonin e kaluar.
“Ndotja e ajrit është numër një nga të gjitha sëmundjet e frymëmarrjes. Kemi gjithashtu pneumoni, bronkit, astmë në zhvillim, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK). Nuk mungojnë edhe ndryshimet kardiovaskulare, hipertensioni, diabeti. Tani ka edhe grip dhe ftohje”, tha dr.Trajkovski për Meta.mk.