Ulje e retorikës nacionaliste, u kërkua në takimin ndërmjet presidentes Siljanovska dhe të dërguarit special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor
Sot në Shkup u takua Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka, me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkua për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç. Në takim u theksua roli i Britanisë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, transmeton Portalb.mk. “Takimi u mbajt në frymën e miqësisë shumëvjeçare mes dy vendeve, me fokus në raportet […]
Sot në Shkup u takua Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka, me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkua për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç. Në takim u theksua roli i Britanisë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, transmeton Portalb.mk.
“Takimi u mbajt në frymën e miqësisë shumëvjeçare mes dy vendeve, me fokus në raportet bilaterale, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, njoftoi Presidenca, duke falënderuar Britaninë për mbështetjen e vazhdueshme në procesin eurointegrues.
Presidenca vlerësoi se procesi eurointegrues veçohet me kërkesa dhe sfida të pandërprera, duke e penguar kandidaturë dhe duke e sfiduar popullin.
“Bilateralizimi i procesit të zgjerimit është një precedent i dëmshëm për gjithë vendet kandidate, ndërsa çështjet tona identitare tashmë janë definuar dhe negocimi i tyre është në kundërshtim me principet dhe vlerat themelore evropiane”, deklaroi Siljanovska.
Piç e vlerësoi rolin e Maqedonisë së Veriut në aleancën e NATO-s, ndërkohë kërkoi qetësi dhe dialog për uljen e reotirikës nacionalistë në rajon dhe Evropë, në kohën kur lufta ka prekur Evropën.
Ndryshe, Britania e Madhe në muajin nëntor paralajmëroi se do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën për të parandaluar dhe shtypur migracionin e paligjshëm.
Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe bashkëpunimin me tre vendet e rajonit.