RMV, padi ndaj 64 vjeçarit nën dyshimet se ka kryer përsëri dhunë seksuale ndaj një vajze të vogël

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 64 vjeçarit nën dyshimet se ka kryer dhunë seksuale ndaj një vajze nën 15 vjeç, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 64 vjeçarit B.S. nga Makedonski Brod, për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “përdhunim i fëmijës që si ka mbushur […]

Prill 4, 2025 - 20:00
 0  4
RMV, padi ndaj 64 vjeçarit nën dyshimet se ka kryer përsëri dhunë seksuale ndaj një vajze të vogël
Dhuna në RMV. Ilustrim në Canva

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 64 vjeçarit nën dyshimet se ka kryer dhunë seksuale ndaj një vajze nën 15 vjeç, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 64 vjeçarit B.S. nga Makedonski Brod, për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “përdhunim i fëmijës që si ka mbushur 15 vjeç”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 188 nga Kodi Penal”, sqaroi Policia.

Gjykatësi ndaj të akuzuarit ka caktuar 30 ditë paraburgim, duke e dërguar në Burgun e Manastirit.

Policia sqaroi që e njëjta situate kishte ndodhur edhe më herët, por Qendra për punë sociale në Makedonski Brod nuk kishte reaguar, edhe pse rasti ishte raportuar.