RMV, paraburgim njëmujor për shkupjanin në lidhje me një vrasje në tentativë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj shkupjanit nën dyshimet se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të 42 vjeçarit nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. “kallëzim penal kundër M.E. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “vrasje” në tentativë nga neni 123 në lidhje me nenin […]

dhjetor 17, 2024 - 20:00
 0  4
RMV, paraburgim njëmujor për shkupjanin në lidhje me një vrasje në tentativë
Pistoletë me plumba. Foto: Tima Miroshnichenko në Canva

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj shkupjanit nën dyshimet se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të 42 vjeçarit nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“kallëzim penal kundër M.E. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “vrasje” në tentativë nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe kundër B.R. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër të kryer “dhënia e ndihmës kryerësit  pas kryerjes së veprës penale”, e dënueshme nga neni 365 i Kodit Penal”, sqaroi Policia.

Raportohet se deri te problem ka ardhur si rezultat i një borxhi të marrë me interes.

“I akuzuari me datë 10.12.2024 ka shkuar në shtëpinë e D.J (42) nga fshati Mirkovci, Shkup, ku M.E. ka qëlluar me armë në drejtim të tij, por nuk e ka lënduar. Gjyqtar i procedurës paraprake, M.E. i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, sqaroi Policia.