Në tender kishin zgjedhur kompaninë më të shtrenjtë, Policia e RMV-së e paditi drejtorin dhe katër të punësuar te “QTQ”
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 49 vjeçarit nga Shkupi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë periudhës kur ishte drejtor në Shoqatën Aksionare “Qendra Tregtare e Qytetit”, transmeton Portalb.mk. “Deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 49 vjeçarit nga Shkupi për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar gjatë periudhës kur ishte drejtor në Shoqatën Aksionare “Qendra Tregtare e Qytetit”, transmeton Portalb.mk.
“Deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, në bazë të nenit 353, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, në lidhje me nenin 22 “bashkëveprim” nga Kodi Penal, ka ngritur kallëzim penal ndaj 49 vjeçarit Gj.T. nga Shkupi, drejtor në Sh.A. “Qendra Tregtare e Qytetit” – Shkup në periudhën prej 2017 deri në vitin 2024”, për 48 vjeçarin G.I., 48 vjeçarin D.S. nga Shkupi dhe 50 vjeçarin S.T. nga Shkupi”, sqaroi Policia.
Të gjithë të akuzuarit janë të punësuar në “QTQ”. Tre të akuzuarit e fundit, si pjesë e Komisionit për zbatimin e thirrjeve publike, kanë refuzuar një operator ekonomik nga Shkupi gjatë një thirrjeje publike. Ata kishin pranuar operatorin e dytë, edhe pse ai kishte çmime dyfish më të larta se i pari, përkundër asaj se të dy operatorët i plotësonin kushtet.
Drejtori në “QTQ” kishte nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik në vlerë prej 31 milionë denarë.