Rozana i zhvishet Gjestit para syve: A po don me m’këqyr
Të shtunën pasdite, shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u trondit nga një debat i madh mes Rozana Radit dhe Gjesti, një përplasje që u zhvillua me tone të larta dhe situata të tensionuara. Gjithçka nisi me një diskutim të ashpër mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi […]


Të shtunën pasdite, shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u trondit nga një debat i madh mes Rozana Radit dhe Gjesti, një përplasje që u zhvillua me tone të larta dhe situata të tensionuara.
Gjithçka nisi me një diskutim të ashpër mes dy banorëve, i cili u përshkallëzua deri në momentin kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush. Por edhe aty, Gjesti nuk e la debatin të përfundonte, duke e ndjekur brenda dhe duke këmbëngulur për të vazhduar diskutimin.
I irrituar nga situata, ai qëndroi pranë saj, duke mos u tërhequr edhe kur Rozana i kërkoi të largohej. Në atë moment, ajo e pyeti: “Çfarë do këtu?” ndërsa ai iu përgjigj: “Po du me të këqyr”.
Për ta sfiduar dhe ironizuar, Rozana reagoi menjëherë duke ia kthyer: “Po don me më këqyr? Hajde pra, hshikomë”, dhe në atë çast ajo hoqi robdeshamberin, duke zbuluar trupin e saj në të brendshme para tij.
Ky moment u bë një nga më të tensionuarit e natës, ndërsa debati mes tyre vazhdoi për rreth një orë, me akuza, ironi dhe tone të ashpra. Situata mes dy banorëve ka ndezur diskutime të shumta mes publikut, duke e bërë këtë përplasje një nga më të komentuarat e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.