Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, disa qytete e lagje pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj është dëmtuar gypi kryesor furnizues. Për shkak të këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizim me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe lagjen “Emshir”, por do të ketë ndikim edhe në pjesë tjera të qytetit të Prishtinës. “Ekipet

Prill 17, 2026 - 01:30
Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin e ujit, disa qytete e lagje pa ujë
rreshqitja-e-dheut-ne-shkabaj-demton-gypin-e-ujit,-disa-qytete-e-lagje-pa-uje

rreshqitja-e-dheut-ne-shkabaj-demton-gypin-e-ujit,-disa-qytete-e-lagje-pa-uje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj është dëmtuar gypi kryesor furnizues.

Për shkak të këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizim me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe lagjen “Emshir”, por do të ketë ndikim edhe në pjesë tjera të qytetit të Prishtinës.

“Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit. Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim. Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1292968269554572&set=a.519093350275405&type=3&ref=embed_post