Rriten çmimet e derivateve: Nafta arrin 1.86€, benzina 1.47€ për litër
Çmimet e derivateve të naftës në mëngjesin e së hënës kanë shënuar tjetër rritje në Kosovë. Ky çmim po ndikon drejtpërdrejtë edhe në buxhetin e qytetarëve. Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës ka arritur në 1. 86 centë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 1.47 centë për litër, raporton Ekonomia Online. Kjo rritje


Çmimet e derivateve të naftës në mëngjesin e së hënës kanë shënuar tjetër rritje në Kosovë.
Ky çmim po ndikon drejtpërdrejtë edhe në buxhetin e qytetarëve.
Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës ka arritur në 1. 86 centë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 1.47 centë për litër, raporton Ekonomia Online.
Kjo rritje vjen në një periudhë me paqëndrueshmëri të tregjeve ndërkombëtare të energjisë dhe shtim të kostove të importit.
Ndërsa të shtunën, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila vendosi çmimin tavan që nafta mos të shitet më shumë se 1.91 centë dhe benzina jo më shumë se 1.44 centë për litër.
