Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur në 100 minuta ( 1 orë e 40 minuta). Gjatësia e kolonave të automjeteve, arrin deri mbi 1 kilometër (1 mijë e 100 metra). Derisa pritjet më të mëdha janë edhe në Merdare


Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur në 100 minuta ( 1 orë e 40 minuta).
Gjatësia e kolonave të automjeteve, arrin deri mbi 1 kilometër (1 mijë e 100 metra).
Derisa pritjet më të mëdha janë edhe në Merdare, ku kohëzgjata është 15 deri në 20 minuta.
E në pikat e tjera pritjet s’janë më tepër se pesë minuta.
Festat e fundvitit i shtojnë flukset në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë.
Kjo për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve që vijnë për t’i kaluar ato me familje, në vendlindje.