“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla. Përmes një artikulli, “The Guardian”, raporton kërkesën e qeverisë shqiptare duke theksuar se ky vendim vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë muajin
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla.
Përmes një artikulli, “The Guardian”, raporton kërkesën e qeverisë shqiptare duke theksuar se ky vendim vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë muajin e kaluar, që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët.
Rama ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës, vijon The Guardian.
“Për një vit, do ta mbyllim për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama.
Mbyllja e TikTok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.
“Është shumë më i fortë, është shumë më ndikues, është shumë më tërheqës ai “rrugaçi” i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTok do ta mbyllim për një vit”, tha sot kryeministri Rama.
Po ashtu, britanikja përmend edhe zërat kundër këtij vendimi.
“Vendimi diktatorial për të mbyllur platformën e mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”, citon The Guardian deputeten Ina Zhupa.