Rritje e interesimit për teatrot në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës 2023/24 është regjistruar rritje e shfaqjeve për 11.5 përqind, ndërkohë numri i vizitorëve për 3.1 përqind, krahasuar me periudhën 2022/23, transmeton Portalb.mk. “Numri i shfaqjeve nëpër teatrot amatere është zvogëluar për 36.5 %, gjithashtu edhe numri i përgjithshëm i vizitorëve është zvogëluar për 46.7 % krahasuar me periudhën 2022/2023”, […]


Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës 2023/24 është regjistruar rritje e shfaqjeve për 11.5 përqind, ndërkohë numri i vizitorëve për 3.1 përqind, krahasuar me periudhën 2022/23, transmeton Portalb.mk.
“Numri i shfaqjeve nëpër teatrot amatere është zvogëluar për 36.5 %, gjithashtu edhe numri i përgjithshëm i vizitorëve është zvogëluar për 46.7 % krahasuar me periudhën 2022/2023”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë, Filarmonia ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve, ndërsa te ansamblet profesionale për këngë dhe valle popullore u regjistrua rënie e koncerteve dhe vizitorëve.