Deputetja Saliu nga VLEN: Kushdo që prek MO-në, ka prekur stabilitetin e shtetit

Kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit, ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e shtetit. Koalicioni VLEN me porosi për Gjykatën Kushtetuese, disa ditë para se të mbahet seanca në të The post Deputetja Saliu nga VLEN: Kushdo që prek MO-në, ka prekur stabilitetin e shtetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 7, 2024 - 16:00
 0  6
Deputetja Saliu nga VLEN: Kushdo që prek MO-në, ka prekur stabilitetin e shtetit

Kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit, ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e shtetit. Koalicioni VLEN me porosi për Gjykatën Kushtetuese, disa ditë para se të mbahet seanca në të cilën do të vendoset mbi ankesat që kanë të bëjnë me ligjin e gjuhëve.

Deputetja e këtij koalicioni, Imërlije Saliu në emisionin “Politica” në televizionin GLOBI, paralajmëroi se nuk do të qëndrojnë duarkryq ndaj çfarëdo vendimi të Kushtetueses.

“Një ndër momentet më delikate në skenën politike është pikërisht séanca e 11 dhjetorit e Gjykatës Kushtetuese. Unë shpresoj që Gjykata Kushtetuese të mos përshpejtohet në vendimet e veta dhe për këtë me kontestimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili dihet se buron nga Marrëveshja e Ohrit. Nëse preket Ligji për përdorimin e gjuhëve, është shumë e qartë që preket edhe Marrëveshja e Ohrit, dhe këtu ne si koalicion VLEN nuk është se jemi indiferent ose e kemi lënë situatën të presim se çfarë do të ndodh. Çdo kush që do të prek mbi këtë ligj dhe çdo kush që do të prek mbi Marrëveshjen e Ohrit, nënkupton që do të kemi përkeqësim të raporteve ndëretnike e cila mund të ndikojë edhe në stabilitetin e shtetit. Unë realisht shpresojë që Gjykata të mos ndërmarr një veprim të përshpejtuar dhe të ndalet dhe të shohë këtë çështje edhe nga dimensione të tjera. Të supozojmë se realisht ndodh një gjë e tillë, atëherë duhet të kemi një koordinim urgjent mes partnerëve që jemi pjesë e Qeverisë”, deklaroi deputetja Imërlije Saliu nga koalicioni VLEN.

Partnerët qeveritarë, tha Saliu, duhet të kenë takime të përshpejtuara, por nuk zbuloi detaje nëse tashmë siç filtet, një takim i tillë është mbajtur.

“Për çështje kaq të rëndësishme patjetër që duhet të kemi takime të përshpejtuara që të ndërmerren të gjitha masat që mos ndodh ajo që nuk e dëshiron askush. Gazetari: Me kryeministrin keni biseduar për këtë çështje? – Këto ditë pritet të dalim me prononcime zyrtare”, deklaroi deputetja Imërlije Saliu nga koalicioni VLEN.

Deputetja Saliu shpreson që dy gjykatësit shqiptarë nuk do të marrin pjesë në seancë me qëllim që të mos ketë mbivotim. Si koalicion VLEN, thotë ajo, janë kundër që ligji të shkojënë Kuvend siç ka paralajmëruar kryetari i gjykatës Darko Kostadinovski që nëse nuk sjellë kushtetuesja vendim, gjykata t’i japë Kuvendit afat prej 6 muajsh për ndryshimin e dispozitave që do të kontestoheshin, dhe të thirren ekspertë nga Komisioni i Venedikut.

“I gjithë fokusi jonë politik si koalicion VLEN tashmë është që kjo mos arrihet të vijë në Kuvend dhe të ndërmarrim të gjithë ato masa të nevojshme që një gjë e tillë të mos ndodh. Unë shpresojë që dy gjykatësit shqiptarë të mos jenë pjesë e séancës së 11 dhjetorit sepse atëherë nuk do të kemi një vendim legjitim pa 9 gjykatës sa është përbërja e Gjykatës Kushtetuese, dhe normalisht jemi shumë të shqetësuar me këto ngjarje të kohëve të fundit dhe jemi shumë vigjilet dhe për detaje të tjera pasi janë zhvillime që ndodhin këto ditë, do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm me prononcimet tona”.

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu, tashmë ka konfirmuar se ai dhe gjykatësi tjetër shqiptar Naser Ajdari nuk do të marrin pjesë në seancë me qëllim që të mos ketë mbivotim. Sipas konkluzionit të sjellë në vitin 2022, nëse së paku një gjykatës mungon, për tema të tilla të rëndësishme nuk mund të sillet vendim.

The post Deputetja Saliu nga VLEN: Kushdo që prek MO-në, ka prekur stabilitetin e shtetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .