Rruga “Boris Kidriq”, Komuna e Tetovës zbulon mashtrimin dhe gënjeshtrën e Bajram Rexhepit! (Dokument)

Shkup, 13 shtator – Komuna e Tetovës ka zbuluar dokumente përmes të cilave ka përgënjeshtruar propagandën e BDI-së dhe kandidatit të tyre, Bajram Rexhepi, lidhur me pretendimet për rrugën Boris… The post Rruga “Boris Kidriq”, Komuna e Tetovës zbulon mashtrimin dhe gënjeshtrën e Bajram Rexhepit! (Dokument) first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 13, 2025 - 15:00
 0
Rruga “Boris Kidriq”, Komuna e Tetovës zbulon mashtrimin dhe gënjeshtrën e Bajram Rexhepit! (Dokument)

Shkup, 13 shtator – Komuna e Tetovës ka zbuluar dokumente përmes të cilave ka përgënjeshtruar propagandën e BDI-së dhe kandidatit të tyre, Bajram Rexhepi, lidhur me pretendimet për rrugën Boris Kidriq.

Nga Komuna e Tetovës, thonë se kandidati i AKI-së, duke thënë se rrugën në fjalë ka LEJE NDËRTIMI dhe të gjitha procedurat paraprake duke ia bashkangjitur edhe vendimin e këshillit.

Nga Komuna e Tetovës shtojnë se kjo konferencë është një dështim nga ana e kandidatit, Bajram Rexhepi pasi në mungesë të programit dhe vizionit të tij politik shëtitet “jerrëm” rrugëve të qytetit vetëm e vetëm për t’u shfaqur para mediave, raporton Gjurme.info

Reagimi i plotë i Komunës së Tetovës:

Gënjeshtër dhe propagandë politike nga Bajram Rexhepi

Kandidati nga rradhët e AKI-së Bajram Rexhepi, sot në një press konferencë ka theksuar se rruga “Boris Kidriç” nuk ka leje ndërtimi. Komuna e Tetovës e demanton këtë lajm, pasi për rrugën në fjalë ka LEJE NDËRTIMI dhe të gjitha procedurat paraprake duke ia bashkangjitur edhe vendimin e këshillit.

Kjo press konferencë është një dështim nga ana e kandidatit, pasi në mungesë të programit dhe vizionit të tij politik, Bajram Rexhepi shëtitet “jerrëm” rrugëve të qytetit vetëm e vetëm për t’u shfaqur para mediave!

Ju bëjmë thirje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e propagandës politike! Gjithashtu, kërkojmë nga kandidati në fjalë të kërkojë falje, në të kundërtën do të ketë padi për shpifje!

Në fotografinë më poshtë e gjeni lejen e ndërtimit dhe vendimin e këshillit!

The post Rruga “Boris Kidriq”, Komuna e Tetovës zbulon mashtrimin dhe gënjeshtrën e Bajram Rexhepit! (Dokument) first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.