RTS-në e “gozhdojnë” kolegët pasi pretendohet se shfaqi flamurin e Kosovës në transmetim direkt

Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një emisioni sportiv kur po flitej për ndeshjen Serbi-Danimarkë, e cila u zhvillua mbrëmë (18 nëntor) dhe e cila përfundoi baras, 0-0. E derisa po flitej për ndeshjen, në ekranin prapa moderatorit të emisionit

Nëntor 19, 2024 - 23:00
 0  6
RTS-në e “gozhdojnë” kolegët pasi pretendohet se shfaqi flamurin e Kosovës në transmetim direkt
rts-ne-e-“gozhdojne”-koleget-pasi-pretendohet-se-shfaqi-flamurin-e-kosoves-ne-transmetim-direkt

rts-ne-e-“gozhdojne”-koleget-pasi-pretendohet-se-shfaqi-flamurin-e-kosoves-ne-transmetim-direkt

Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës.

Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një emisioni sportiv kur po flitej për ndeshjen Serbi-Danimarkë, e cila u zhvillua mbrëmë (18 nëntor) dhe e cila përfundoi baras, 0-0.

E derisa po flitej për ndeshjen, në ekranin prapa moderatorit të emisionit, në plan të parë thuhet se u shfaq një pamje me flamujt e shteteve pjesëmarrëse në këtë garë, në mesin e të cilëve ishte edhe ai i Kosovës.

“Një turp që nuk mbahet mend! Gjatë një programi special në RTS, kushtuar ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës në Leskovc, në një nga ekranet në plan të parë shihet qartë flamuri i shtetit të rremë të Kosovës në mesin e flamujve të shteteve të njohura evropiane”, shkruan media në gjuhën serbe “Informer”.

“Ky lëshim skandaloz shkaktoi zemërim dhe zemërim te shikuesit, të cilët nuk mund ta besonin atë që sapo kishin parë në televizionin kombëtar. I ftuar i programit special ishte eksperti i njohur, Rade Bogdanoviq”.

“A është e mundur që RTS-ja, e cila duhet të mbrojë interesat kombëtare, ta lejojë kaq lehtë një provokim të tillë? Flamuri i një shteti inekzistent, i cili me këmbëngulje po përpiqet të cenojë sovranitetin e Serbisë, u gjend krah për krah me flamujt e vendeve të njohura të Evropës, ndërkohë që miliona shikues në mbarë vendin e ndiqnin programin”.

“Qytetarët me të drejtë kërkojnë përgjigje – kush është përgjegjës për këtë rrëmujë? Është kjo thjesht një neglizhencë apo një provokim i qëllimshëm? Në kohën kur Serbia po lufton në të gjitha frontet për të ruajtur integritetin e saj, një gjest i tillë në RTS, i cili financohet nga qytetarët e Serbisë, duket si thikë pas shpine”.

“Ky skandal nuk duhet të kalojë pa pasoja. Populli kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet, ndjesë publike dhe përgjegjësi të të gjithë të përfshirëve në këtë lëshim të papranueshëm!”, shkroi “Informer”.

Tekstin identik e ka shpërndarë edhe media tjetër serbe, “Alo”, dhe që të dyja këto njihen si media të afërta me pushtetin në Serbi./Insajderi/