“Safe City” prej sot nuk fal, sanksione automatike për shkeljet në komunikacion në Shkup, Kumanovë, Tetovë

Nga sot ka nisur zbatimi i sistemitt “Safe City”, që do të sanksionojë automatikisht shkeljet e komunikacionit në territorin e Shkupit, Kumanovës, Tetovës dhe në korridoret rrugore 8 dhe 10. The post “Safe City” prej sot nuk fal, sanksione automatike për shkeljet në komunikacion në Shkup, Kumanovë, Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 1, 2026 - 13:00
 0
“Safe City” prej sot nuk fal, sanksione automatike për shkeljet në komunikacion në Shkup, Kumanovë, Tetovë

Nga sot ka nisur zbatimi i sistemitt “Safe City”, që do të sanksionojë automatikisht shkeljet e komunikacionit në territorin e Shkupit, Kumanovës, Tetovës dhe në korridoret rrugore 8 dhe 10.

Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje shkeljesh:

  • parkim të parregullt,
  • tejkalim të shpejtësisë së lejuar,
  • kalim në semafor të kuq,
  • drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se është rritur pragu i tolerancës për shpejtësinë:

  • deri në 50 km/orë – tolerancë 6 km/orë;
  • 50–100 km/orë – tolerancë 9 km/orë;
  • mbi 100 km/orë – tolerancë 12 km/orë.

Për shkeljet brenda kufijve të tolerancës, qytetarëve do t’u dërgohen mesazhe informative, pa gjoba, nga MPB-ja.

Gjobat sipas sistemit “Safe City”

  • Tejkalim shpejtësie deri 20 km/orë mbi kufirin: 20 euro
  • 20–30 km/orë: 45 euro
  • 30–50 km/orë: 300 euro + marrje e patentës 3–12 muaj
  • Mbi 50 km/orë: 400 euro + marrje e patentës së shoferit për një vit
  • Kalim në semafor të kuq: 250 euro + ndalesë drejtimi 3–12 muaj
  • Automjet pa regjistrim: 100 euro shoferi / 250 euro pronari
  • Parkim të parregullt: 30–50 euro, varësisht nga situata

Nëse gjoba paguhet brenda 8 ditëve, shuma është gjysmë. Pas kësaj, paguhet shuma e plotë me mundësi arkëtimi të detyrueshëm. Shoferi që merr tre ndalime brenda katër viteve humb automatikisht patentën, me riprovim pas një viti. Gazeta Flaka

The post “Safe City” prej sot nuk fal, sanksione automatike për shkeljet në komunikacion në Shkup, Kumanovë, Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .