Salih Murat akuzon për diskriminim sistematik ndaj turqve në Maqedoninë e Veriut

Deputeti Salih Murat ka reaguar ndaj qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, duke e akuzuar për diskriminim të vazhdueshëm dhe të qëllimshëm ndaj komunitetit turk. Murat thekson se që nga themelimi i shtetit, por veçanërisht nën qeverisjen aktuale, turqit në Maqedonia e Veriut po përballen me përjashtim sistematik në pothuajse të gjitha institucionet shtetërore. […]

Prill 5, 2026 - 18:00
Salih Murat akuzon për diskriminim sistematik ndaj turqve në Maqedoninë e Veriut

Deputeti Salih Murat ka reaguar ndaj qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, duke e akuzuar për diskriminim të vazhdueshëm dhe të qëllimshëm ndaj komunitetit turk.

Murat thekson se që nga themelimi i shtetit, por veçanërisht nën qeverisjen aktuale, turqit në Maqedonia e Veriut po përballen me përjashtim sistematik në pothuajse të gjitha institucionet shtetërore.

Sipas tij, qeveria po injoron në mënyrë të vetëdijshme parimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe proporcional, duke shpërfillur amendamentet kushtetuese, vendimet e gjykatave, raportet e Ombudspersonit dhe dokumentet ndërkombëtare.

Murat ka renditur disa nga shembujt konkretë të kësaj, duke theksuar se:
• Në 64 pozita të larta shtetërore nuk ka asnjë përfaqësues turk
• Në Presidencë vetëm një punonjës është turk
• Në 50 punësime në Kuvend nuk është përfshirë asnjë turk
• Në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet e reja nuk ka asnjë turk
• Nga 177 emërime parlamentare vetëm një është turk
• Në mesin e rreth 15 ambasadorëve të rinj nuk ka asnjë turk
• Në kabinetin e kryeministrit nuk ka asnjë këshilltar turk

Ai shton se në 870 nga 1,200 institucione shtetërore nuk ka asnjë të punësuar turk, duke e cilësuar këtë si dëshmi të një politike të planifikuar përjashtuese.

Sipas Muratit, kjo situatë nuk është rastësi, por rezultat i një strategjie të qëllimshme që ka bërë praktikisht të pavlefshëm ligjin për përfaqësim të drejtë, duke pamundësuar përfshirjen e turqve në institucionet publike.

Ai paralajmëron se të gjitha institucionet dhe individët që mbështesin këtë qasje do të mbajnë përgjegjësi historike, duke theksuar se heshtja ndaj diskriminimit është gjithashtu një formë bashkëpërgjegjësie.