​Seanca për ngacmimin seksual në Fushë Kosovë, Koci: Viktima në sallë, gjyqtarët jo

Një seancë për ngacmim seksual në Fushë Kosovë nuk nisi në kohë, të hënën. Seanca që ishte paraparë të fillonte nga ora 9:00, nisi me 40 minuta vonesë, gjë që nxiti reagimin e Arianit Kocit, avokat i viktimës. Arsyetimi që morën nga gjyqtarja e rastit dhe mbikëqyrësja ishte se po e presin prokurorin, ani pse

Mars 16, 2026 - 15:00
 0
​Seanca për ngacmimin seksual në Fushë Kosovë, Koci: Viktima në sallë, gjyqtarët jo
​seanca-per-ngacmimin-seksual-ne-fushe-kosove,-koci:-viktima-ne-salle,-gjyqtaret-jo

​seanca-per-ngacmimin-seksual-ne-fushe-kosove,-koci:-viktima-ne-salle,-gjyqtaret-jo

Një seancë për ngacmim seksual në Fushë Kosovë nuk nisi në kohë, të hënën. Seanca që ishte paraparë të fillonte nga ora 9:00, nisi me 40 minuta vonesë, gjë që nxiti reagimin e Arianit Kocit, avokat i viktimës.

Arsyetimi që morën nga gjyqtarja e rastit dhe mbikëqyrësja ishte se po e presin prokurorin, ani pse prokurori ishte në sallë së bashku me mbrojtësin e viktimës e viktimën.

Koci, që fillimisht reagoi në Facebook, bëri të ditur për KosovaPress se ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor, të trajtohet me seriozitet dhe sipas ligjit, pasi siç tha ai, është rast i ndjeshëm. Siç tha ai, viktima gjatë pritjes ka qenë shumë e shqetësuar që nuk u vlerësua nga institucioni i lartë.

“Seanca filloi me vonesë, në këtë fazë unë kërkoj që ky shqyrtim gjyqësor të trajtohet sipas ligjit dhe me seriozitetit, të cilin e përcakton ligji. Mbas 40 minutave filloi. Gjatë kësaj kohe klientja ime e ka ndjerë vetën shumë keq dhe ka qenë shumë e shqetësuar”, tha Koci.

Mediat kanë kërkuar përgjigjje nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por nuk kanë dhënë akoma asnjë përgjigjje.