Sefer Selimi: Zgjedhjet e parakohshme “të dakorduara” për 18 prill 2027 – VLEN dhe LSDM duan t’i shmangin
Analisti politik Sefer Selimi thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tashmë janë “dakorduar” mes faktorëve politikë dhe se data e parashikuar është 18 prilli 2027. Sipas Selimit, më 9 janar duhet të formohet...
Analisti politik Sefer Selimi thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tashmë janë “dakorduar” mes faktorëve politikë dhe se data e parashikuar është 18 prilli 2027.
Sipas Selimit, më 9 janar duhet të formohet Qeveria Teknike, ndërsa, sipas praktikës së deritanishme, posti i kryeministrit teknik i takon opozitës. Ai thekson se në këtë periudhë zakonisht në krye të Qeverisë Teknike vendoset ministri i Punëve të Brendshme.
“Zgjedhjet e parakohshme të ‘dakorduara’ mes faktorëve politikë janë më 18 prill 2027”, shkruan Selimi.
Por, sipas tij, në skenarin aktual ekzistojnë dy parti politike që duan me çdo kusht t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ka dy parti politike (lexo: jo faktorë politikë) që me çdo kusht duan t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato janë qeveritarja VLEN dhe opozitarja LSDM”, shprehet Selimi.
Deklarata e analistit ngre pikëpyetje mbi kalkulimet politike të dy subjekteve dhe mbi mundësinë që marrëveshjet eventuale për zgjedhje të parakohshme të ndryshojnë në varësi të interesave partiake.
“Përgjigjen e dini vetë”, përfundon Selimi.
Në ndërkohë, sondazhi i fundit në Flaka, favorizon mbajtjen e zgjedhjeve nga lexuesit shqiptarë.
Debati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas deklaratave të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita.
BDI e ka pranuar menjëherë këtë sfidë, duke kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe të caktohet data për zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, VLEN ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve, duke argumentuar se vendit nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje, ndërsa LSDM ka deklaruar se nuk dëshiron t’i japë alibi mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ky debat vjen pas sondazhit të Flakës, ku pyetjes “A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?”, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve iu përgjigjën Po.
Nga gjithsej 502 vota, 417 votues ose 83% u shprehën pro zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa 66 votues ose 13% u përgjigjën “Jo”. 19 votues deklaruan se nuk e dinin ose nuk kishin qëndrim. Gazetaa Flaka
The post Sefer Selimi: Zgjedhjet e parakohshme “të dakorduara” për 18 prill 2027 – VLEN dhe LSDM duan t’i shmangin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.