Sekuestrohen armë dhe municione në një shtëpi në Mitrovicë, i dyshuari ndalohet për 48 orë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe


Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas hetimeve të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq, pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
“Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ‘Dhunë në familje’ “.
