Sela: Mos e prekni gjuhën shqipe, sepse do ta komplikoni situatën!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga takimi me qytetarët në Strugë ka dërguar porosi deri te Gjykata Kushtetuese dhe kryeministri Hristijan Mickoski, që të mos prekin ligjin për The post Sela: Mos e prekni gjuhën shqipe, sepse do ta komplikoni situatën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga takimi me qytetarët në Strugë ka dërguar porosi deri te Gjykata Kushtetuese dhe kryeministri Hristijan Mickoski, që të mos prekin ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse do ta komplikojnë më shumë situatën.
Ai mes tjerash tha se nuk bëhet fjalë vetëm për 3 nene, por rrezikohet i gjithë ligji edhe pse sipas Selës, edhe tre nenet që apostrofohen janë shumë të rëndësishme nëse shfuqizohen.
Sela ka dërguar porosi për që të bëjnë kujdes sepse Flamuri është ngushëllimi ynë, flamuri është momenti kur bashkëbisedojmë me të dhe bëhemi gati për mobilizim, shkruan Top24
“Bëni Kujdes, kur shqiptari pa e detyru kërkush ekap flamurin kuq ezi në dorë dhe del feston sespe nuk i kemi punët mirë, ky është mesazhi që u dha para dy ditësh” dhe ky është mesazhi që ne do duhet të ua përcjellim çdo ditë. Flamuri është ngushëllimi ynë, flamuri është momenti kur bashkëbisedojmë me të dhe bëhemi gati për mobilizim” tha Sela,
The post Sela: Mos e prekni gjuhën shqipe, sepse do ta komplikoni situatën! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .