Aksidenti në Shkup, fëmija 5-vjeçar u gjet nga kalimtarët e rastit, nuk ka gjurmë për 4 personat e tjerë që ishin në makinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj, raporton Alsat. Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e […]


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj, raporton Alsat. Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit. Alsat mëson gjithashtu se pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar