Sela në Cyrih me emrin e paritisë se re

Kryetari i Lëvizjes Shqiptare, Ziadin Sela, së bashku me deputeten Ilire Dauti, janë pritur nga qindra bashkëatdhetarë në një takim të organizuar nga Shoqata Kulturore “Lëvizja Shqiptare” në Cyrih. Në The post Sela në Cyrih me emrin e paritisë se re appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 29, 2026 - 00:00
Sela në Cyrih me emrin e paritisë se re

Kryetari i Lëvizjes Shqiptare, Ziadin Sela, së bashku me deputeten Ilire Dauti, janë pritur nga qindra bashkëatdhetarë në një takim të organizuar nga Shoqata Kulturore “Lëvizja Shqiptare” në Cyrih.

Në një atmosferë entuziaste, pjesëmarrësit diskutuan për çështje me interes kombëtar dhe për rolin e diasporës shqiptare. Të pranishmit shprehën mbështetje për angazhimin politik të subjektit, duke theksuar se “mbështesin betejat politike dhe institucionale në mbrojtje të kauzës kombëtare dhe të drejtave të diasporës”.

Gjatë takimit u ngritën shqetësime për situatën politike në vend, ndërsa u diskutua edhe për, siç u tha, “goditjet ndaj diasporës përmes kufizimit të të drejtave politike, përfshirë përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në buxhet dhe investime publike”.

Kryetari Sela theksoi rëndësinë e rolit të mërgatës ndër vite. “Diaspora shqiptare ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendlindjen dhe tani është koha për përfshirje më aktive në politikë dhe vendimmarrje”, deklaroi ai.

Ai shtoi se Lëvizja Shqiptare angazhohet për lehtësimin e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje. “Qëndrimi ynë është i qartë: duhet të sigurohet mundësia e votimit për diasporën, qoftë në mënyrë elektronike apo me postë, në zgjedhje të drejtpërdrejta”, tha Sela.

Edhe deputetja Dauti vuri theksin te bashkëpunimi me mërgatën, duke theksuar se “bashkëveprimi me diasporën do të thellohet përmes organizimit të përbashkët dhe koordinimit me shoqatat shqiptare jashtë vendit”.

Në përfundim, u theksua se angazhimi politik do të vazhdojë në bashkëpunim të ngushtë me diasporën. “Të gjitha betejat do t’i vazhdojmë bashkërisht, duke afruar edhe më shumë lidhjen me mërgatën”, u shprehën përfaqësuesit e Lëvizjes Shqiptare. Gazeta Flaka

The post Sela në Cyrih me emrin e paritisë se re appeared first on Flaka, në çdo lajm... .