Selmanaj, Osmanit: Shumë mirë, por shumë vonë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas fjalimit të presidentes, Vjosa Osmani, sot në Kuvendin e Kosovës ku kritikoi qeverinë kosovare për dëmtim të aleancave strategjike dhe të sigurisë. “Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës”, shkroi

Nëntor 21, 2024 - 18:00
 0  6
Selmanaj, Osmanit: Shumë mirë, por shumë vonë
selmanaj,-osmanit:-shume-mire,-por-shume-vone

selmanaj,-osmanit:-shume-mire,-por-shume-vone

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas fjalimit të presidentes, Vjosa Osmani, sot në Kuvendin e Kosovës ku kritikoi qeverinë kosovare për dëmtim të aleancave strategjike dhe të sigurisë.

“Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës”, shkroi Selmanaj.

Postimi i Selmanajt:

Tashmë gjithçka është e qartë.

Në njërën anë është LDK-ja, parti shtetformuese, që ka hisen kryesore në themelimin dhe pavarësimin e Kosovës. Themeluese e shumicës së institucioneve të Kosovës, konsoliduese e shtetësisë, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe thellimit të bashkëpunimit me aleatët e përhershëm si SHBA, Britania, BE-ja, NATO etj.

Ndërsa, në anën tjetër është Vetëvendosje, e cila e mohoi dhe luftoi pavarësinë, flamurin, himnin dhe të gjithë shtetin e Kosovës, sulmoi institucionet e Kosovës, shkatërroj aleancat e Kosovës dhe e futi vendin nën sanksione dhe izolim ndërkombëtar.

Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës.

Tashmë kjo ndarje është e qartë edhe për secilin votues. Zgjedhjen e bëjnë më 9 shkurt.