Selmani: Protesta e studentëve mbështetet ndërkombëtarisht, por Vetëvendosja hesht

Nafie Selmani ka reaguar lidhur me mungesën e mbështetjes politike për protestën e studentëve, duke ngritur pyetje direkte ndaj Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut. The post Selmani: Protesta e studentëve mbështetet ndërkombëtarisht, por Vetëvendosja hesht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 9, 2026 - 18:00
Selmani: Protesta e studentëve mbështetet ndërkombëtarisht, por Vetëvendosja hesht

Nafie Selmani ka reaguar lidhur me mungesën e mbështetjes politike për protestën e studentëve, duke ngritur pyetje direkte ndaj Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.

Selmani thekson se kauza e studentëve për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe ka marrë mbështetje të gjerë qytetare dhe ndërkombëtare, duke u shndërruar në një çështje dinjiteti dhe barazie.

“Kur studentët nisën fushatën ‘Foli shqip o Taj’, ishim të paktë ata që i dolëm në krah kësaj kauze… por kjo mbështetje kulmoi me protestë masive, ku mijëra qytetarë dëshmuan se kjo nuk ishte vetëm çështje studentore, por çështje dinjiteti dhe barazie”, deklaron Selmani.

Ai shton se mbështetja ka ardhur edhe nga jashtë vendit, përfshirë figura politike, aktivistë dhe diaspora, duke e kthyer këtë në një kauzë gjithëkombëtare.

Megjithatë, sipas tij, mungesa më e dukshme ka qenë nga Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës.

“Por në këtë valë solidariteti, bie në sy një mungesë e madhe dhe domethënëse – mungesa e mbështetjes nga Vetëvendosja dhe nga Albin Kurti”, shprehet ai.

Selmani kritikon gjithashtu përfaqësuesit e kësaj force politike në vend dhe strukturat e VLEN, duke i akuzuar për relativizim të çështjes së gjuhës shqipe.

“Duke përsëritur si papagaj tezën se gjuha shqipe ‘nuk është zyrtare’, ata bien në kundërshtim flagrant me realitetin që vetë e praktikojnë çdo ditë”, thekson ai.

Në fund, Selmani ngre një pyetje direkte për partnerët politikë në pushtet, duke kërkuar sqarim për statusin e gjuhës shqipe ndër vite.

“Pyeteni partnerin tuaj politik, Mexhitin, a ishte në vitin 2018 gjuha shqipe zyrtare, dhe pse nuk është sot?”, përfundon reagimi i tij.

The post Selmani: Protesta e studentëve mbështetet ndërkombëtarisht, por Vetëvendosja hesht appeared first on Flaka, në çdo lajm... .