Serbi: I arrestuari i ikën policisë duke dalë nga dera tjetër e veturës
Një video e xhiruar në Serbi është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta, ku në pamje shihen policët serbë duke arrestuar një burrë, por duket se plani i tyre nuk ka shkuar ashtu siç e kishin parashikuar, shkruan Gazeta Sinjali. Pasi e futën burrin në veturën e policisë, ai […]


Një video e xhiruar në Serbi është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta, ku në pamje shihen policët serbë duke arrestuar një burrë, por duket se plani i tyre nuk ka shkuar ashtu siç e kishin parashikuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Pasi e futën burrin në veturën e policisë, ai arriti të arratiset në mënyrë befasuese, duke dalë nga dera tjetër e makinës – me një lëvizje të shpejtë dhe thuajse pa u vënë re.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime humoristike dhe kritike ndaj policisë në rrjet, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për incidentin që tashmë është bërë pjesë e mediave sociale.