A$AP Rocky dëshiron të bashkëpunojë me Rihannën në një film

Reperi i njohur A$AP Rocky, 36 vjeç, ka treguar dëshirën për të luajtur në një film përkrah partneres së tij prej vitesh dhe nënës së fëmijëve të tij, këngëtares Rihanna. Në një intervistë për “Variety”, kur u pyet nëse do të donte të aktronte bashkë me Rihannën, Rocky u përgjigj pa hezitim. “Sigurisht që po! […]

maj 7, 2025 - 14:00
 0  8
A$AP Rocky dëshiron të bashkëpunojë me Rihannën në një film

Reperi i njohur A$AP Rocky, 36 vjeç, ka treguar dëshirën për të luajtur në një film përkrah partneres së tij prej vitesh dhe nënës së fëmijëve të tij, këngëtares Rihanna.

Në një intervistë për “Variety”, kur u pyet nëse do të donte të aktronte bashkë me Rihannën, Rocky u përgjigj pa hezitim.

“Sigurisht që po! E keni parë duke aktruar në klipin tim ‘D.M.B.’ (2022). E keni parë edhe në ‘Fashion Killa’ (2013)”, ka thënë ai.

A$AP Rocky në ballinën e Variety, fotografuar nga Richard Phibbs

Aktualisht, Rocky luan në filmin e ri me regji nga Spike Lee, ‘Highest 2 Lowest’, ndërsa Rihanna ka huazuar zërin e saj për filmin e animuar ‘The Smurfs’. Reperi u shpreh i habitur dhe krenar që të dy kanë projekte kinematografike që publikohen në të njëjtin vit.

“Kjo është diçka gangster. Kjo është e çmendur. Të dy kemi bërë filma këtë vit. Nuk e kisha kuptuar as vetë. Wow! Respekte për ne, kemi punuar fort!”, ka thënë tutje reperi.

Çifti ka dy fëmijë të vegjël, RZA (2 vjeç), Riot (21 muajsh) dhe është në pritje të fëmijës së tretë. Rocky ka thënë se dëshiron të krijojë diçka për fëmijët e tij.

“Dua të bëj diçka për fëmijët e mi. Të gjithë po bëjnë filma si ‘Despicable Me’ dhe ‘SpongeBob’. Unë dua të krijoj diçka origjinale në stilin e ‘DreamWorks’ apo ‘Pixar’, si ‘Soul’. Më pëlqejnë gjërat që janë në internet si ‘Gracie’s Corner’. E urrej ‘Cocomelon’. Është i keq për fëmijët, por ‘Gracie’s’ është super. Vetëm shpresoj që kur të rriten, fëmijët e mi të mos mendojnë që ato gjëra ishin të bezdisshme. Çfarëdo që bëj, dua të jetë ‘cool’ dhe e përjetshme”, ka thënë ylli.

Rocky ndan skenën me aktorin Denzel Washington në filmin e ri dhe ndonëse e admiron shumë aktorin legjendar, thotë se nuk ndihet i frikësuar nga sfida.

“Unë jam lindur për këtë. Nuk kam ndërmend t’ia humb kohën askujt. Të njëjtin përkushtim që jap kur bëj një album, kur bëj regji apo dizajnoj, e jap edhe në aktrim. Njerëzit të gjykojnë për integritetin tënd. Nëse dikush nuk ka integritet dhe e bën vetëm për para, famë apo shansin tjetër, nuk funksionon kurrë”, ka thënë ndër të tjera ai.