Shala për festën e paralajmëruar nga VV-ja: Me ra nga 51% në 43% nuk është fitore, është humbje

Analisti politik Mentor Shala ka komentuar reagimin e parë të Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka ftuar simpatizantët e saj që në orën 23:00 të mblidhen për të festuar atë që e konsideron fitore në zgjedhje. Duke folur në studion e emisionit p...

qershor 7, 2026 - 23:01
Shala për festën e paralajmëruar nga VV-ja: Me ra nga 51% në 43% nuk është fitore, është humbje
shala-per-festen-e-paralajmeruar-nga-vv-ja:-me-ra-nga-51%-ne-43%-nuk-eshte-fitore,-eshte-humbje

shala-per-festen-e-paralajmeruar-nga-vv-ja:-me-ra-nga-51%-ne-43%-nuk-eshte-fitore,-eshte-humbje

Analisti politik Mentor Shala ka komentuar reagimin e parë të Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka ftuar simpatizantët e saj që në orën 23:00 të mblidhen për të festuar atë që e konsideron fitore në zgjedhje.

Duke folur në studion e emisionit politik, Shala tha se një qasje e tillë është e pazakontë, duke argumentuar se rezultati i Vetëvendosjes paraqet rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Vetëm te VV-ja ndodh kjo. Me ra nga 51 për qind në 43 për qind e me thanë i kemi fituar zgjedhjet, veç te VV-ja”, deklaroi Shala.

Sipas tij, një rezultat i tillë nuk mund të konsiderohet fitore politike, pavarësisht faktit se partia mund të dalë e para në zgjedhje.

“Kjo s’është fitore, është humbje”, u shpreh ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.